3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushtarakët britanikë në gatishmëri për Olimpiadën

Më të lexuarat

Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar janë në gatishmëri për të siguruar personel shtesë prej 3500 trupash në lidhje me sigurinë e Lojërave Olimpike Londër 2012 , publikon BBC.

Kjo lëvizje vjen mes frikës se kompania private G4S që ka marrë përsipër mbarëvajtjen e evenimentit, nuk do të jetë në gjendje të ofrojë në kohën e duhur personel të trajnuar.

Forcat e armatosura kanë siguruar tashmë rreth 13.500 trupa, ndërsa mund të arrijnë në rreth 17,000, që do të thotë se për disa trupa pushimet verore do të anulohen.

G4S tha se kishte disa probleme në lidhje me furnizimin e fuqisë punëtore.

Kompania është paguar 300 milion stërlina për të vëzhguar Olimpiadën, por BBC zbuloi se G4S nuk ka qenë në gjendje të garantojë sigurinë, pasi numri i personelit të kontraktuar nuk i kalonte 10.000 rojet.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit