1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Filmi kosovar ‘Shok’ nominohet për Oscar

Më të lexuarat

Fluidi

Filmi kosovar ‘Shok’ nominohet për Oscar

Publikuar: 2016-01-14 14:35:48

“Shok” është filmi i parë kosovar ndonjëherë i futur në Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, Live Action Short Film.

Janë tri histori të vërteta, rrëqethëse dhe që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998 1999. Madje, njëra i përket njërit prej aktorëve në film, i cili çuditshëm vjen si agresori i vetë historisë që atij i ka ndodhur vite më parë. Gjegjësisht, ai vihet kinematografisht kundër vetë përjetimit të tij. Tri histori e kanë detyruar regjisorin anglez Jamie Donoghue që të xhirojë filmin e tij “Shok” në Kosovë.

“Shok” është filmi i parë kosovar ndonjëherë i futur në Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, Live Action Short Film.

“Shok” është nominuar krahas filmave “Ave Maria”, “Day One”, “Stuterer” dhe “Everything will be okay”.

Filmi sjellë Petritin dhe Okin, dy shokë të ngushtë të cilët gjenden në situata të vështira në kohën e luftës së Kosovës. Trauma, drama, saga para së cilës ndodhen, është e vështirë për një diapazon si ai i tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit