-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Cosic: Nuk kam thënë ashtu për Kosovën

Më të lexuarat

Akademiku serb, Dobrica Cosic, ka demantuar disa media në Beograd, të cilat të mërkurën kishin botuar një deklaratë të tijën lidhur me Kosovën. “Nuk kam thënë se është koha që Serbia në mënyrë të civilizuar ta dorëzojë Kosovën”, ka deklaruar akademiku, i njohur edhe si “babai i kombit serb”.
Cosic ka thënë se Kosovën nuk do ta kishte dorëzuar asnjëherë, as në mënyrë të civilizuar as me luftë. Ai ka thënë se ideja e tij për zgjidhjen e Kosovës gjithnjë ka qenë ndarja e saj.

“Prej më shumë se 40 vitesh jam marrë me Kosovën, më gjatë se cilido shkrimtar apo politikan tjetër serb. Për shkak të Kosovës më ka dënaur partia (komuniste) në vitin 1968, më pas kam qenë disident, president i shtetit të pafat dhe i kam dhënë fund politikës, por asnjëherë nuk kam thënë se Kosovën duhet ta dorëzojmë në mënyrë të civilizuar”, ka deklaruar Cosic, raporton “Novosti”.

“Nuk e kuptoj pse më keqcitojnë gazetat, keqinterpretojnë deklaratën time, nxjerrin një gjysmë fjalie nga ajo që kam thënë, dhe më pas vazhdojnë të gënjejnë në emrin tim. Ideja ime e vjetër ka qenë ndarja e Kosovës, të cilën e ka përkrahur më pas edhe ish-kryeministri i vrarë Zoran Djindjic, më konkretisht ndarje midis Serbisë dhe Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë dorëzim as tregti me Kosovën”, ka thënë Cosic.

Edhe në vitin 2004 , një deklaratë e Cosicit kishte shkaktuar jehonë në mediat serbe. Asokohe Cosic shkruante: “Nëse në Kosovë më 1389 e kanë fituar betejën turqit, serbët e kanë fituar atë shpirtërisht. Por më kohë edhe serbët edhe turqit e kanë humbur këtë betejë. Dhe përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës iu takon serbëve dhe shqiptarëve, që betejën ta kalojnë në tavolinën e bisedimeve, të arrijnë marrëveshje duke respektuar të drejtat e njërës dhe tjetrës palë. Kjo është e vetmja mundësi që edhe shqiptarët edhe serbët të mbetën fitues në Kosovë”, kishte deklaruar Cosic, por që ishte intertpretuar nga mediat si dorëzim.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit