2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Hovit: Gruevski u qortua në Uashington

Më të lexuarat

Kryeministrit Gruevski në Uashington iu janë dhënë shumë porosi të rrepta, deklaroi për Telma, euro deputeti Riçard Hovit, duke u thirrur në burime të tij nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Hovit theksoi se Brukseli dhe Uashingtoni kanë qëndrim të njëjtë për atë se çka duhet ndryshuar në Maqedoni.

“Dy punë. Kuptoj se zotëri Gruevski si lider partiak para zgjedhjeve ka nevojë që të duket në SHBA në takim me nënkryetarin, nuk ka shaka për reputacionin tim, për imazhin tim, për vendin tim, unë jam politikan.

Mund që të kuptoj se pse po e bën këtë gjë. Por, ajo që elektorati në këtë vend duhet ta kuptoje është se BE-ja shumë afër bashkëpunon me amerikanët dhe kemi qëndrime të përbashkëta për ndryshime rrënjësore që duhet të bëhen në vend.

Ajo është mënjanimi i keqpërdorimeve dhe progresi drejt demokracisë dhe shpresojmë në perspektivë euroatlantike.

Njerëzit thuan se e duan këtë gjë, politikanët thuan se e duan, por pastaj marrin aktivitete të kundërta.

E di nga bisedimet e mia me DASH se porositë që Gruevski i ka marr në Uashington janë shumë të rrepta dhe porositë e njëjta ia përcjellim atij dhe partive tjera në Shkup. Bashkësia ndërkombëtare është e unifikuar.

Në këtë vend ka keqpërdorime serioze. Principet themelore të demokracisë janë thyer. Agjenda euroatlantike nuk respektohet dhe nuk implementohet me sinqeritet.

Për këtë arsye është e nevojshme implementimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Përzhinos si hap drejt një ndryshimi të madh të mënyrës së sundimit me vendin me vizion që njerëzit e meritojnë”, deklaroi Hovit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit