4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

BORKO NUK E PËRFAQËSON MË SERBINË

Më të lexuarat

Më i sinqertë se asnjëherë më parë, thotë se tash e ka më të lehtë të përgjigjet kur subjekti të cilit ai i takon, Partisë Demokratike të Tadiqit nuk është më në pushtet.Borisllav Stefanoviç e pranon që gjatë gjithë historisë, serbët i kanë bërë fajtor të tjerët për “fatin e keq të tyre” dhe se sipas tij kjo duhet shëruar.Stefanovic e konfirmon për herë të parë zyrtarisht se nuk do të jetë më shef i ekipit negociator serb në bisedimet me Kosovën.

“Jo, jo përderisa partia ime nuk është në pushtet, unë do të jem vetëm deputet i Kuvendit të Serbisë. Do ta ndihmoj vazhdimin e dialogut dhe do të angazhohem që nga Kuvendi të sugjeroj se si mund të nxjerrën rezultatet më të mira nga ky dialog. Partitë në pushtet për këtë proces nuk do të përballen me ne si opozitë sepse ne e mbështesim këtë proces”, ka thënë Stefanoviç.

Stefanoviç thekson se tani duhet të filloj një format dhe përfaqësim më i lartë në dialogun Kosovë-Serbi.
“Mendoj se tani duhet të vazhdohet me format të ri të bisedimeve, sepse pesha politike është e domosdoshme në këtë fazë të re të dialogut dhe problemi mbetët i njëjtë, implementimi i marrëveshjeve. Temat e radhës janë shumë më të rënda dhe kanë të bëjnë më shumë me statusin, prandaj mendoj se duhet të ketë angazhim të kryeministrave apo presidentëve në këto negociata”, tha ai.

Ish shefi i grupit negociator serb, Stefanoviç thekson se gjithmonë kanë pasur problem me partitë që tash janë në pushtet në Serbi që t’i bindin se nëse pretendojnë ta mbajnë Kosovën, nuk duhet harruar që territori i Kosovës nuk është vetëm tokë, por se në të jetojnë edhe shqiptarët dhe ky është një realitet i pamohueshëm.

Stefanoviç pohon se subjektet politike triumfuese në zgjedhjet e Serbisë po i hanë fjalët.

“Ata kanë luajtur në kartën e anulimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe tani jo që duhet t’i implementojnë këto marrëveshje por edhe se do të vazhdojnë dialogun me Kosovën. Kjo është një zbrasti e madhe mes asaj çfarë ata kanë deklaruar dhe atë çfarë po bëjnë kur janë në pushtet. Pritjet kanë qenë tjera dhe e gjithë kjo do tu kthehet bumerang”, theksoi Borko.

Stefanovië pohon se është e pamundur që marrëdhëniet Kosovë-Serbi të normalizohen pa zgjidhur çështjen e veriut. Sipas tij, menjëherë pas energjetikës dhe telekomunikacionit, tema e radhës duhet të jetë veriu i Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit