1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Asnjë mjek shqiptar në spitalin e Shkupit

Më të lexuarat

Spitali i përgjithshëm i qytetit të Shkupit, ‘8 Shtatori’ nuk përfill mjekët shqiptarë. Përmës një konkursi, ky spital ka punësuar 16 mjekë prej të cilëve asnjë shqiptar.

Ky fakt ka shkaktuar reagimin e opozitës shqiptare e cila fajësoi drejtuesit e spitalit, por edhe partinë shqiptare në qeveri për mosrespektimin e parimit për përfaqësim adekuat të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore.

“Zero vende BDI u dha shqitparëve në konkursin e ri në planin e kuadrit shëndetësor në institucionet shëndetësore, ku nuk u pranua asnjë shqiptar”, deklaroi Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.

“Në konkursin për pranimin e kandidatëve të rinj, drejtori me dy këmbë e shkel nenin 156, ku krahas profesionalizmit dhe kompetencës është shprehur taskativisht edhe përfaqësimi i drejtë dhe i barabartë”, tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

Nga partia shqiptare në pushtet, BDI, thanë se, nëse spitali nuk ka respektuar parimin e përfaqësimit të drejtë, kandidatët shqiptarë që kanë konkuruar për punë duhet të ankohen në Gjykatën Administrative.

“Institanca tjetër është, që të gjithë ata që janë të anashkaluar dhe ku nuk është respektuar parimi i përfaqësimit të drejtë, të parashtrojnë ankesë në proçedurën e duhur për faktin që ligji parasheh proçedurat nëse nuk është respektuar ky parim”, sqaroi deputeti Talat Xhaferi.

Aktualisht, përfaqësimi i shqiptarëve në shëndetësinë publike është vetëm 11%.tch/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit