9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Arabia Saudite, 47 ekzekutime për terrorizëm

Më të lexuarat

Arabia Saudite ka ekzekutuar 47 persona, të dënuar për përfshirje në akte terroriste dhe nxitje të dhunës, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e këtij vend, raporton rel.

Kleriku i shquar shiit mysliman, Nimr al-Nimrits, është në mesin e të ekzekutuarve.

Ai ka qenë figura qendrore e protestave shiite që kanë shpërthyer në vitin 2011 në lindje të Arabisë, si pjesë e Pranverës Arabe.

Ministria e Brendshme ka thënë se ekzekutimet janë kryer sot në 12 zona të ndryshme të Mbretërisë. Nga 47 të ekzekutuarit, një ka qenë shtetas i Çadit dhe një i Egjiptit, ndërsa pjesa tjetër sauditë.

Autoritetet saudite kanë ekzekutuar 157 persona vitin e kaluar, një shifër kjo në rritje krahasuar me 90 të ekzekutuarit në vitin 2014.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit