3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Të shtëna para një xhamie në Francë, 5 të plagosur

Më të lexuarat

Pesë njerëz janë plagosur në qytetin francez Valencë kur një patrullë ushtarake para një xhamie të cilën e ruan ka hapur zjarr në një veture.

Siç shkruajnë mediat lokale, drejtuesi i veturës nuk ka dashur që të ndalojë kur I është thënë dhe ka lëvizur drejt ushtarëve të cilët e kanë gjuajtur.

Në këtë incident janë lënduar drejtuesi i veturës dhe një person që gjendjet me të si dhe tre ushtarë.

Përveç kësaj thuhet se ka të lënduar edhe në mesin e besimtarëve.

Një ushtar e ka goditur vetura derisa një besimtar është qëlluar nga plumbi qorr, shkruan websajti “Dofine Libere”.

Sipas mediave shoferi nuk kishte me vete lejen e qarkullimit dhe motivet për sulm deri më tani nuk janë të njohura. Ai është dërguar në stacionin e Policisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit