-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ekspertët rusë: Turqia kërkon Shqipëri të Madhe

Më të lexuarat

Ndryshimi i kufijve në Evropë duket nuk është e kaluar, por një e ardhme jo shumë e largët. Disa ekspertë rusë kanë parashikuar hartën e re të Evropës me ndryshimet politike që mund të pësojë deri në vitin 2035.

Sipas parashikimeve që ata i bazojnë në dokumente të CIA-s, shërbimit rus GRU dhe të grupeve të ekspertëve me në krye Zbignjev Bzhezhinski dhe Samuel Huntington, në Ballkan pritet të ndodhë krijimi i Shqipërisë së Madhe, njoftojnë mediet ruse.

Ekspertët rusë thonë se Shqipëria e Madhe do të krijohet për ta “qetësuar” Turqinë, por nuk sqarohet përse lihet të kuptohet se bashkimi i territoreve shqiptare do të kërkohet nga Turqia.

Në territorin e Shqipërisë së Madhe, sipas ekspertëve rusë, do të përfshihen Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia Perëndimore.

Bosnja dhe Hercegovina pritet të ndahet në dy pjesë, njëra nga të cilat do t’i takojë Serbisë dhe tjetra Kroacisë.

Në analizën e ekspertëve rusë thuhet se Hungaria do të rikthejë pjesën e saj të dikurshme në Rumani dhe në Banatin Verior, ndërsa Polonia do të detyrohet të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj, si pasojë e marrëveshjeve të reja mes Rusisë dhe Gjermanisë.

Bjellorusia pritet të shkrihet me Rusinë, po kështu edhe disa pjesë të shteteve baltike dhe Ukrainës, ndërsa nga territori rus do të shkëputen Çeçenia dhe Dagestani.

Parashikimet ruse thonë se Belgjika do të shpërbehet, ndërsa flamanët do t’i bashkëngjiten Holandës.

Italia pritet të shpërbehet në veri dhe në jug, kurse Sardenja dhe Sicilia do të shpallin pavarësinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit