4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Zvicër: Gjykata federale lejonë bartjen e shamisë në shkollë

Më të lexuarat

Sot, Gjykata Federale e Zvicrës, ka vendosur që vajza me prejardhje nga Bosnja të mund të shkojë në shkollë duke mos qenë e obliguar që ta heq shaminë.

Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e një shkolle nga qyteti i St. Margaretës, për ta ndaluar barjtjen e shamisë.

Siç mësohet, nga mediet zvicerane, Gjykata ka thëksuar se për të ardhur deri te ndalesa e mbajtjes së shamisë nëpër shkolla, duhet të ketë baza ligjore, të cilët, për momentin, sidomos në qytetin për të cilin bëhet fjalë, nuk ekzistojnë.

Ka pasur reagime nga më të ndryshmet, qofshin ato pro apo kontra, por ajo që është e sigurt për momentin, është se në disa rajone, vajzat me shami mund të ndjekin mësimin normal dhe pa shqetësime.

“Kushdo që mendon se mbajtja e shamisë nuk ka të bëje aspak me të drejtat e njeriut, e aq më pak se nuk ka të bëjë asgjë më fenë, ka gabuar rëndë”, ka thënë zëdhënësi i Federatës së Organizatave islame në Zvicër (FIDS), Önder Dünes, transmeton gazeta zvicerane “20 minute”.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit