9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Erdogan: Turqia ka dërguar ushtarë në Irak me kërkesë të Bagdadit

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbrëmë deklaroi se Turqia i ka dërguar ushtarët e vet në Irak me kërkesë të kryeministrit irakian Hajder al Abadi.

“Njësi të armatës turke gjenden në bazën ushtarake në Bashika me kërkesë të Abadit që nga viti 2014”, theksoi Erdogan.

Deklarata e Erdogan paraqet reagim ndaj kërkesës së Abadit, që Turqia t’i tërheqë ushtarët e vet nga territori i Irakut.

Presidenti turk me këtë rast akuzoi Irakun dhe Iranin se janë përgjegjës për nxitjen e ndarjeve fetare në Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit