​“Hoxhë, a do të shkojë filan personaliteti në Xhenet?”

Më të lexuarat

Shkruar nga Besart Kuleta

​“Hoxhë, a do të shkojë filan personaliteti në Xhenet?”

​Kjo dhe pyetje të tilla zakonisht nuk bëhen për të marrë përgjigje, asnjëherë, por bëhen për të testuar nëse na konvenon (na pëlqen) përgjigja.

​Ja një histori:

​Vitin e kaluar më u shfaq një problem i çuditshëm shëndetësor; sa herë që ndieja ndonjë erë të pakëndshme apo erë të rëndë, më lëshohej kolli. Dhe jo kollë dy minuta, por gjysmë ore e herë-herë deri në një orë!

​Pasi më u bë fiksim nga bashkëshortja për të shkuar e për t’u vizituar, dikur shkova, u kontrollova dhe i bëra analizat.

​Më doli problemi se kisha helikobakter. Më dha doktori disa antibiotikë dhe më tha t’i merrja 5 ditë rresht.

​I thashë: “Doktor, meqë i kam bërë analizat, si jam në përgjithësi (overall)?”

​Më tha: “Në bazë të analizave, nëse nuk e merr seriozisht një dietë, brenda 5-6 viteve do të përfundosh me diabet. Unë po t’i tregoj gjërat si janë, ti bëj çfarë të duash, trupi yt është!”

​Tani i kisha dy zgjidhje: të mërzitesha pse më tha doktori ashtu ose ta merrja seriozisht dhe të punoja me veten.

​Të mërzitesha e t’i thosha: “Si nuk të vjen keq që më flet kështu?” – absurde, apo?!

​Epo, e njëjta gjë ndodh kur pyetet një hoxhë dhe pastaj mërziteni me përgjigjen:

​“Hoxhë, a bën të marr kredi?” – Jo, nuk bën, e ka ndaluar Allahu kamatën!

​“Hoxhë, a bën të kem lidhje jashtëmartesore?” – Jo, nuk bën!

​“Hoxhë, a do të shkojë filan personaliteti në Xhenet?” – Nëse ka vdekur duke adhuruar dikë tjetër përveç Krijuesit, përfundon në mes të Xhehenemit, qoftë edhe djali i hoxhës!

​Tani, dikujt kjo mund të mos i pëlqejë, por hoxha nuk është aty për ta rregulluar Islamin ashtu siç u vjen më lehtë jomuslimanëve.

​Ashtu siç nuk do të duhej që doktori t’ia zbukuronte sëmundjen dikujt sepse e merr në qafë (nejse, nëse flasim për woke culture, ata vetë janë të sëmurë).

​Ai hoxhë është; përgjigjen ta jep nga doktrina islame, nuk mund ta japë nga doktrina e krishterë.

​Si unë: doktori nga mjekësia, avokati nga ligji, inxhinieri nga industria…

​Ti mund të hidhërohesh, mund të qash, mund të bësh filma e propagandë, por në fund problemi nuk është te përgjigja – është te ti.

​Te ti që pret përgjigje si “sallatë ruse” (nga pak nga të gjitha, pa prekur askënd).

​”Mos t’i ndiejë drejtor, si të kesh qejf ti, ashtu ua bëjmë!” 😉

​A jeni ende të kësaj ane?!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit