Doha thotë se diskutimet do të vazhdojnë pas ceremonive mortore për ish-udhëheqësin suprem iranian.
Katari tha të mërkurën se takimet indirekte mes delegacioneve të SHBA-së dhe Iranit në Doha kanë përfunduar me “përparim pozitiv” në çështje që lidhen me memorandumin e fundit të mirëkuptimit, transmeton Anadolu.
“Ndërmjetësuesit nga Katari dhe Pakistani përfunduan sot në Doha takime të veçanta me negociatorët amerikanë dhe iranianë, me përparim pozitiv në çështjet që lidhen me Memorandumin e Mirëkuptimit të Islamabadit, duke u bazuar në rezultatet e Samitit të Liqenit të Lucernit”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed Al Ansari në rrjetin social amerikan X.
“Palët ranë dakord të vazhdojnë diskutimet në periudhën e ardhshme, me takimin e radhës që do të caktohet sa më shpejt pas ceremonive të varrimit të ish-Udhëheqësit Suprem iranian Ali Khamenei”, shtoi ai.
Khamenei u vra në një sulm të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt. Ceremonia për varrimin e tij është planifikuar për të premten.
