Me mendësinë e sotme të shqiptarëve injorantë, që nuk njohin historinë e tyre, e që e shesin veten për patriotë, sepse shajnë hoxhallarët dhe duan zhdukjen e Islamit dhe myslimanëve nga trojet shqiptare, nga që sipas tyre janë mbetje turko-arabe, hoxhallarët si:
Hasan Tahsini, Vehbi Dibra, Ali Korça, Sheh Ibrahim Karbunara, Kadri Prishtina, Ymer Haxhi Prizreni, Ferit Voskopola, Xhemal Naipi, Ibrahim Dalliu, Ismail Ndroqi, Said Najdeni, Zyber Halluli, Daut Boriçi, Idriz Gjilani… e shumë të tjerë, po të ishin sot gjallë do të ishin shpallur hoxhallarë radikalë të rrezikshëm që rrezikojnë rendin kushtetues dhe kombin shqiptar.
Madje edhe Abdyl, Naim e Sami Frashëri apo edhe Ismail Qemali, e me dhjetëra patriotë të tjerë, që i kanë shërbyer dovletit osman shumicën e jetës së tyre, po të ishin gjallë sot, do të ishin akuzuar si “islamikë” e “turkoshakë” të dëmshëm, nga islamofobët dhe injorantët që mbushin internetin apo studiot televizive.
Si mund të mos përçahet një popull që nuk njeh historinë e tij, dhe pështyn mbi trashëgiminë islame të njerëzve që e themeluan këtë komb?!
