Vetëm pak minuta më parë, OpenAI prezantoi shfletuesin e saj të ri me emrin Atlas. Nëse mendon se një kompani dëshiron të mbledhë më shumë të dhëna për të trajnuar modelet e inteligjencës artificiale, atëherë një shfletues interneti është një nga mjetet më të përshtatshme për këtë.
Siç pritej, Atlas është plotësisht i integruar me ChatGPT dhe ofron një panel anësor që të lejon të bësh pyetje ose të kërkosh shpjegime për çdo faqe interneti që je duke vizituar.
Përveç kësaj, ai mund të të ndihmojë edhe në kryerjen e detyrave. Për shembull, nëse i thua se nesër do të udhëtosh dhe, ndërsa po shfleton një dyqan online si Amazon, të duhet një listë me produktet që mund të të nevojiten, ai do t’i zgjedhë dhe do t’i shtojë automatikisht në shportë. Ty të mbetet vetëm t’i kontrollosh dhe të kryesh pagesën.
Atlas, shfletuesi i ri i OpenAI, është falas për të gjithë përdoruesit, por për momentin është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e kompjuterëve Mac. Kompania ka bërë të ditur se së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe për Windows, Android dhe iOS.
Nëse nuk ke një pajisje Mac dhe nuk dëshiron të presësh, mund të provosh shfletuesin Comet nga Perplexity, i cili aktualisht është i disponueshëm për Windows. Edhe ai ofron një asistent inteligjent të integruar që mund të kryejë detyra në emrin tënd.
Madje, nëse e shkarkon shfletuesin Comet, do të përfitosh një muaj falas të Perplexity Pro, një shërbim që zakonisht kushton 25 dollarë në muaj, gjë që përbën një mundësi të mirë për ta provuar.
Mund ta shkarkoni shfletuesin Comet përmes lidhjes:
https://pplx.ai/mosay
