Parlamenti europian kërkon anulim të shpejtë të projektit në Zvërnec

Më të lexuarat

Në rezolutë kërkohet shfuqizimi i ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat hapin rrugën për zhvillime turistike në shkallë të gjerë brenda këtyre zonave dhe dobësojnë mekanizmat e kontrollit dhe mbrojtjes mjedisore.

Po ashtu, Parlamenti Europian kërkon vendosjen e një moratoriumi të menjëhershëm për lejet e reja, ndërtimet dhe çdo ndërhyrje zhvillimore në zonat e mbrojtura, derisa legjislacioni shqiptar të harmonizohet plotësisht me standardet europiane për mbrojtjen e natyrës.

Rezoluta shpreh shqetësim edhe për procedurat e përshpejtuara të lejeve të parashikuara nga Ligji për Investimet Strategjike, të cilat mund të kufizojnë kontrollin dhe vlerësimin mjedisor në zona me rëndësi të veçantë ekologjike.

Ky është një mesazh i qartë dhe i drejtpërdrejtë nga institucionet europiane.

Tashmë, më shumë se kurrë, shtrohet nevoja për shfuqizimin e Ligjit 21/2024 dhe rikthimin e mbrojtjes së plotë ligjore për zonat e mbrojtura të Shqipërisë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit