Parlamenti i Zvicrës ka miratuar një propozim që kërkon mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mbrojtjeje me Bashkimin Evropian (BE), në një kohë kur peizazhi i sigurisë në Evropë po ndryshon dhe ShBA-ja po tërhiqet gradualisht.
Senati i Zvicrës miratoi një mocion të ardhur nga Dhoma e Përfaqësuesve, i cili i kërkon qeverisë të nisë negociatat me BE-në për një marrëveshje në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Parlamentarët argumentuan se Zvicra mund të marrë pjesë në blerje të përbashkëta të armëve me bllokun evropian dhe të ndjekë një politikë sigurie më të përqendruar te kontinenti evropian, duke theksuar se lidhje të tilla nuk do të binin ndesh me ligjin e neutralitetit.