Lufta dhe ne
Nuk ka asgjë të keqe t’ua kujtojmë miqve tanë që, gjatë kësaj lufte, e ndanë veten dhe të tjerët në “pro-sionistë” dhe “pro-iranianë”, se shumica e shpjegimeve, vlerësimeve dhe analizave të tyre shkuan kot dhe rezultuan të pavlera!
Nuk u mbeti në fund veçse armiqësia në zemra, largimi nga njëri-tjetri dhe neveria mes tyre.
Dhe kjo është e gjithë ajo që korrën!
As Palestina nuk u çlirua nga iranianët, ndërkohë që vetë ata deklaruan se marrëveshja paraprake nuk përfshinte mbështetjen për fraksionet e rezistencës.
As Teherani nuk ra në duart e izraelitëve!
As amerikanët nuk arritën ta pushtojnë; përkundrazi, dështuan ta ndryshonin regjimin iranian dhe nuk arritën t’ia prisnin “krahët” në Jemen e Irak, e lëre më në Liban!
Ndërkohë, humbjet tona në vendet e rajonit janë shtuar ekonomikisht dhe politikisht për shkak të agresionit. Pasojat do të reflektohen në disa nivele dhe mund të zgjasin për vite me radhë.
Madje, ata që fshehurazi u bënin thirrje vendeve tona të kundërpërgjigjeshin ndaj agresionit, nxituan më pas të kërkonin pajtim, qetësim dhe zgjidhje përmes parave!
Prandaj, ndoshta është mirë që disa njerëz ta frenojnë penën dhe fjalën e tyre derisa gjërat të qartësohen; të verifikojnë para se të gjykojnë dhe të mësojnë para se të dalin në krye e të flasin.
Le të jetë shqetësimi ynë kryesor se si ta rikthejmë unitetin tonë, ta forcojmë bashkimin tonë dhe ta ndërtojmë projektin tonë sunit, i cili është pritur prej kohësh.
Dhe nuk e shpall veten të pafajshëm; nuk ka forcë e as fuqi veçse me Allahun.
Dr. Muhamed Jusri
