Autoritetet e pushtimit izraelit kanë vendosur kufizime të plota mbi rolin dhe veprimtarinë e Drejtorisë së Vakëfeve Islame (që vepron nën Ministrinë Jordaneze të Vakëfeve) brenda Xhamisë së Bekuar Al-Aksa.
🔹 Qeveria e ekstremit të djathtë e pushtimit ka bllokuar plotësisht punën e Vakëfeve që prej dy muajsh, duke e ndaluar Drejtorinë e Vakëfeve të kryejë çfarëdo pune brenda Xhamisë Al-Aksa.
🔹 Autoritetet e pushtimit ua kanë ndaluar punëtorëve bujqësorë (që i përkasin Vakëfeve) pastrimin e barërave dhe largimin e bimësisë së gjelbër dhe të tharë të përhapur brenda kompleksit të Al-Aksasë. Kjo mund të shkaktojë shpërthimin e shpejtë të një zjarri brenda xhamisë, gjë që përbën një rrezik të madh.
🔹 Policia e pushtimit, e cila e pengon Drejtorinë e Vakëfeve të kryejë detyrat e saj dhe ndalon çdo punë brenda xhamisë, së fundmi ua ndaloi ekipeve të mirëmbajtjes të vendosnin një xham të ri në njërën prej dyerve pasi xhami i saj ishte thyer.
🔹 Qeveria e pushtimit, përmes institucioneve dhe mekanizmave të saj të ndryshëm, ushtron vazhdimisht presion ndaj Vakëfeve, deri në atë masë sa së fundmi i ka ndaluar njërit prej rojtarëve të hapë një nga dyert e xhamisë pa leje paraprake nga policia e pushtimit.
– Drejtoria e Vakëfeve Islame në Kudsin (Jerusalemin) e pushtuar.
