Përse “Ylberi” shfaqet me lejen e Allahut me shiun ?

Më të lexuarat

Harku apo siç thuhet tek ne Ylberi, është një shenjë prej shenjave të Allahut sikurse është edhe nxënia e hënës dhe e diellit.
Por për dallim nga nxënia e Hënës dhe Diellit që aludojnë në hidhërimin e Allahut për frikësim të robërve të Tij, Ylberi është shenjë sigurie nga Allahu.

Në një ether të vërtetë nga Aliu radijAllahu anhu kur është pyetur për Ylberin ka thënë se ai shfaqet gjatë rënies së shiut si paralajmërim apo shenjë sigurie që nuk do të ndodhë ndonjë përmbytje nga shiu që mund të sjellë.

Kjo tregon se besimtari i vështron fenomenet e universit jo vetëm si dukuri natyrore, por edhe si shenja që e kujtojnë madhështinë, urtësinë dhe mëshirën e Krijuesit të tyre.

Elhamdulil-lah për këtë dhunti

—————
Thënien e Aliut-kënaqësia e Allahut qoftë mbi të e transmeton Taberaniu në “El kebir”(3/85), dhe Dija El Makdesi në “ Ehadithul muhtare”(2/122) dhe ibn Kethiri në “El bidajeh ven nihajeh”(1/38) i cili thotë se zingjiri i transmetimit është i saktë, gjithashtu edhe Shejh Albani në
“Es sahiha”(2/264).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit