Shejh Muhammed Nasiruddin el-Albani: Edhe nën makinë të përmbysur, korrigjoi gabimin në emrat e Allahut

Më të lexuarat

Kur u përmbys makina e muhaddithit Muhammed Nasiruddin el-Albani (Allahu e mëshiroftë)

Njëri prej nxënësve të tij rrëfen:
“Pasha Allahun, nuk kanë parë sytë e mi për aq sa di unë ndonjë njeri më të përkushtuar ndaj Sunetit, më të vendosur në mbrojtjen e tij dhe më të përpiktë në pasimin e tij sesa Muhammed Nasiruddin el-Albani (Allahu e mëshiroftë).

Njëherë, gjatë rrugës ndërmjet Xhiddes dhe Medinës, makina në të cilën ndodhej u përmbys. Njerëzit u mblodhën me nxitim dhe filluan të thërrisnin:
‘O Mbulues! O Mbulues! O Mbulues!’

Shejhu, ndërkohë ndodhej nën makinën e përmbysur, i udhëzoi duke u thënë:
‘Thoni: “O i Mbuluesi i të metave (Settir)”, dhe mos thoni: “Settar”, sepse “Settar” nuk është prej emrave të Allahut.’

Kjo mbështetet në hadithin:
“Vërtet, Allahu është i Turpshëm dhe Mbulues (Settir), dhe e do mbulimin (e të metave).”

📚 Burimi: Makalat el-Albani, f. 191.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit