Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet “sot” në Islamabad

Më të lexuarat

Trump paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje, ai do të “shkatërrojë çdo central energjie dhe urë në Iran”.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se “sot” do të nënshkruhej marrëveshje me Iranin në Islamabad të Pakistanit.

Trump për gazetaren e Fox News Maria Bartiromo tha se, nëse nuk arrihet një marrëveshje, ai do të “shkatërrojë çdo central energjie dhe urë në Iran”.

Nuk është e qartë menjëherë se cilës periudhë kohore i referohej ai, pasi nuk dihet kur është zhvilluar biseda me Bartiromo.

Irani nuk e ka konfirmuar këtë pretendim dhe as nuk ka njoftuar ndonjë vendim për të dërguar një delegacion në Islamabad. Megjithatë, burime pakistaneze thanë për New York Post se Teherani është i “gatshëm për një raund të dytë”, por se “nuk është marrë ende asnjë vendim” për këtë.

Dje, Trump njoftoi se përfaqësues amerikanë, përfshirë zv/presidentin JD Vance dhe të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të udhëtojnë drejt Islamabadit për një raund të ri negociatash.

Pakistani priti kontaktin e parë të drejtpërdrejtë në nivel të lartë mes ShBA-së dhe Iranit më 11-12 prill, i pari i këtij lloji që nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 1979, por ato bisedime përfunduan pa një përparim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit