🟢 Papa Leoni XIV hoqi këpucët në shenjë respekti teksa vizitoi Xhaminë e Madhe të Algjerit, e quajtur “Xhamia e Algjerisë”, gjatë vizitës që po zhvillon në vendin afrikano-verior🇩🇿.
Xhamia e kryeqytetit të Algjerisë është e treta më e madhja në botë pas atyre në Mekë e Medina dhe shquhet për minaretë më të larta në botë, plot 265 metër.
Xhamia ka një kapacitet prej 120 mijë personash dhe në ambjentin kryesor të lutjeve mund të qëndrojnë deri në 37 mijë besimtarë.
