-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Statuja e Lirisë fillimisht ishte projektuar si statuja e muslimanes së mbuluar

Më të lexuarat

Statuja e Lirisë (Statue of Liberty) një nga simbolet më mbresëlënëse të Nju Jorkut, e cila u ndërtua duke u bazuar në idenë fillestare për ndërtimin e statujës së gruas muslimane të mbuluar, më saktësisht të një gruaje muslimane-egjiptiane fshatare, statuja e së cilës ishte paraparë të vendoset në hyrje të Kanalit të Suezit, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti Amerikan Smithsonian në numrin e ri të revistës së saj ka botuar një kolumnë të nënshkruar nga Erin Blakemore, në të cilën theksohet një fakt interesant historik se Statuja e Lirisë së Nju Jorkut fillimisht ishte projektuar si statujë e muslimanes së mbuluar, fshatare egjiptase.

Autori i kolumnës argumenton se statujën origjinale e kishte punuar autori francez, Frederic Auguste Bartholdi, dhe ishte planifikuar që kjo statujë të vendoset në hyrje të portit në Port Said. Statuja e egjiptases së mbuluar 26 metra e lartë ishte menduar të vendosej në bazamentin prej 14.6 metrash lartësi.

Statuja fillestare ishte menduar të quhet “Egjipti bartë dritë në Azi”, por zbatimi i këtij plani nuk ndodhi për shkak se pushtetmbajtësit e atëhershëm, Ismail Pasha Hidiv kishte vlerësuar se ky ishte një projekt shumë i shtrenjtë.

Statuja aktuale e Lirisë, ishte dhuratë që Franca ia dha Nju Jorkut me rastin e ditëlindjes së 100-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe aju u zbulua zyrtarisht më 28 tetor të vitit 1886. Autori i kolumnës Blakemore pretendon se pikërisht Bartholdi për këtë rast kishte përgatitur statujën e egjiptases dhe ia dha pamjen e saj të sotme.

Për shkak të simbolikës së saj unike është regjistruar në listën e UNESKO-s të Trashëgimisë Botërore në Amerikë në vitin 1984 dhe është një nga destinacionet më tërheqëse për turistët në Nju Jork./aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit