Kur lajmet për Al-Aksan dhe Gazën nuk na tronditin më… çfarë ka mbetur?

Më të lexuarat

Ndërkohë që Xhamia Al-Aksa është e mbyllur për besimtarët palestinezë, ushtria e okupimit u lejon një numri kolonësh të kryejnë lutje talmudike pranë Murit të Buraqut, në perëndim të Xhamisë Al-Aksa.

Lajmet po vijnë njëra pas tjetrës: nga mbyllja e Xhamisë Al-Aksa që ka hyrë në ditën e saj të 37-të, te miratimi i ligjit për ekzekutimin e të burgosurve, te sulmet e vazhdueshme në Gaza, deri te judaizimi i xhamisë dhe shndërrimi i saj në një vend të lirë për hebrenjtë, ndërkohë që banorëve të saj u ndalohet hyrja dhe aty zhvillohen festa me qetësi dhe provokim.

Por lajmet tashmë po kalojnë si goditje të shpejta, sikur të ishin diçka normale apo një ngjarje e përditshme. Shumica e muslimanëve janë mësuar me këtë gjendje poshtërimi, ose e kufizojnë përkrahjen vetëm me lutje, duke menduar se kjo është e gjithë detyra e tyre.

Vjen një lajm se okupatori ka kërkuar rroba të kuqe në përgatitje për ekzekutimin e të burgosurve; ndalemi për pak çaste, ndiejmë pak keqardhje… dhe pastaj kthehemi përsëri te lajmet.

Sepse, thjesht: askush nga ata që rrinë pasivë nuk e përjeton zjarrin e pasigurisë që përjeton një vëlla, një baba, një nënë apo një bashkëshorte.

Çdo dy ditë del një lajm që i trazon njerëzit vetëm në media jo në realitet, përveç atyre që Allahu i mëshiron pastaj gjithçka kthehet si më parë, dhe okupatori vazhdon të shkojë gjithnjë e më tej.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit