Amerikanët nisin numërimin e qindarkave në pikat e karburanteve…

Më të lexuarat

Pas 5 javësh luftë, kanë nisur të ndjejnë pasojat e marrëzisë së njeriut që e rizgjodhën vetë president

Amerikanët po nisin të ndjejnë fort efektet e krizës së stisur nga presidenti i tyre me sulmin e pajustifikueshëm ndaj Iranit. Sipas CBS News, çmimi mesatar në Shtetet e Bashkuara për një gallon benzinë (3.8 litra), u rrit mbi katër dollarë të martën për herë të parë në më shumë se tre vjet.

Kjo shifër, e konfirmuar nga shoqata AAA, është shenja më e fundit se si lufta me Iranin po rrit ndjeshëm kostot e karburantit për shoferët amerikanë.

Mesatarja arriti në 4.018 dollarë për gallon, duke u rritur nga 3.99 dollarë ishte vetëm një ditë më parë. Çmimet kanë pësuar një rritje galopante që kur forcat amerikane dhe ato izraelite sulmuan Iranin më 28 shkurt 2026.

Brenda një muaji, kostoja për galon u rrit me më shumë se një dollar. Ndonëse Presidenti pnald Trump ka sugjeruar se konflikti mund të përfundojë shpejt, situata mbetet e tensionuar.

CBS News raporton se Pakistani ka treguar vullnet për të organizuar bisedime në ditët në vijim, por ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar operacionet speciale dhe Trump ka ripërsëritir kërcënimet për të goditur termocentralet dhe infrastrukturën civile iraniane nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Në këtë sfond pasigurie, qytetarët po shohin me tmerr tabelat nëpër pikat e karburanteve. Një sondazh i fundit i CBS Neës zbuloi se tetëdhjetë e pesë përqind e të rriturve amerikanë po vërejnë çmime më të larta në zonat e tyre.

Për më tepër, nëntëdhjetë përqind e të anketuarve presin që lufta në Iran të vazhdojë të rrisë çmimet e naftës dhe gazit. Patrick De Haan, ekspert i naftës, i tha CBS News se shoferët do të shohin që këto shifra të rriten relativisht shpejt, duke e bërë çdo mbushje të serbatorit një sfidë të madhe financiare.

Përveç benzinës, goditja e madhe po vjen nga nafta dizel, e cila arriti në 5.2 dollarë për gallon të martën. Sikurse e shpjegon CBS News, ky karburant është jetik për bujqësinë, ndërtimin dhe transportin e mallrave.

Kryeekonomistja Diane Sëonk paralajmëroi se rritja e kostove të transportit do të bëjë që kompanitë ta kalojnë barrën te klientët, duke rritur çmimet e ushqimeve dhe produkteve bazë.

Megjithëse administrata ka futur në treg naftë nga rezervat strategjike, analistët i thanë CBS Neës se këto masa nuk mjaftojnë për të ulur çmimet ndërsa lufta vazhdon të shkundë xhepat e amerikanëve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit