1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Azhari do të formojë komision për studimin e shiizmit

Më të lexuarat

Shejhu i Al-Azharit në Egjipt, Dr. Ahmed Tajjib, ka nxjerr një vendim për formimin e një grupi ekspertësh të dijetarëve dhe profesorëve të Univerzitetit të Azharit, të cilët shkencërisht do të merren me gabimet e doktrinës shiite, veçanërisht për ta situdiuar dogmën mbi Imametin dhe shenjtërimin e imamit, çështjen e ofendimit të shokëve të Muhammedit a.s., sabahëve, dhe të grave të tij, me në krye hz. Aishen r.a.

Grupi i ekspertëve, si detyrë, do të ketë edhe t’ua shpjegojë muslimanëve diskursin shiit dhe të përgjigjet ndaj lëshimeve të tyre, duke u bazuar kryesisht në vetë literaturën shiite, marrë parasysh veprën e njohur “Usulu-l-kafi”, të autorit autoritativ shiit, Kulejni.

Temë tjetër e shtruar do të jetë edhe çështja e tekfirzmit ndaj sahabëve, si dhe i ashtu quajturi “Kurani” i hz. Fatimes.

Kurse dr. Abdul-Mun’im Fuad, dekani i Fakultetit të shkencave islame pran Unverzitetit të Azharit, ka thënë: “Është detyrë e jona që t’i mbrojmë të rinjtë tanë nga klika e gënjeshtrave dhe devijimit.”

Burimi: Elwatannews.com

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit