Mesazhet e namazit
A nuk mund të durosh që të mos i flasësh vetes gjatë namazit? 🤍
Në një hadith nga Uthman ibn Affan (Allahu qoftë i kënaqur me të), ku përshkruhet abdesi i Muhamed ﷺ, ai tha pas përfundimit të abdesit:
“Kush merr abdes si ky i imi, pastaj fal dy rekate pa i folur vetes (pa u shpërqendruar), Allahu ia fal mëkatet e mëparshme.”
Kjo fjali: “pa i folur vetes” është ajo mbi të cilën duhet të punojmë.
Do të thotë të stërvitim zemrën dhe mendjen,
të përqendrojmë gjithë vëmendjen te namazi dhe kuptimet e tij…
Siç thotë Abu Hamid al-Ghazali:
“Përqendrimi i plotë i vëmendjes në namaz.”
Çfarë na ndihmon për këtë?
• Të kujtojmë se namazi është veprimi më i rëndësishëm që kemi
• Të përgatisim vendin e faljes (pastërti dhe qetësi)
• Të mos hyjmë në namaz me nxitim, por me qetësi dhe dhikr para tij
• Të reflektojmë mbi kuptimet e ajeteve që lexojmë
• Të luftojmë veten gjatë namazit që të mos mendojmë për dynjanë
Sa më shumë që njeriu përpiqet të përmirësojë namazin e tij,
Allahu e ndihmon dhe i hap rrugë të tjera për përqendrim…
Allahu është Udhëzuesi
✍️ Dr. Halid bin Hamad El-Xhabir
