Lutja që hap dyert e furnizimit: Historia e një punëtori në Harem(Qabe)

Më të lexuarat

Një punëtor pastrimi nga Pakistani, që punonte në Mekë në Harem-in e Shenjtë, lutej me përulësi Allahun që t’i jepte furnizim, sepse në vendin e tij ishin grumbulluar shumë borxhe mbi të.

Pastaj u përhap një video e tij, dhe një nga njerëzit bamirës në Tokën e Dy Haremeve u lidh me të. Kur mësoi për gjendjen e tij, vendosi t’ia shlyejë të gjitha borxhet.

Kur e pyetën për lutjen që bënte, ai u përgjigj se po lutej me duanë e furnizimit me të cilën ishte lutur edhe Pejgamberi ﷺ.

Transmetohet se njëherë i erdhi Pejgamberit ﷺ një mysafir. Ai dërgoi te gratë e tij për të kërkuar ushqim, por ato i kthyen përgjigje se nuk kishin asgjë.

Atëherë ai tha:

اللهم إني أسألك من فضلك ورحمتك، فإنه لا يملكها إلا أنت

“O Allah, unë të kërkoj nga mirësia dhe mëshira Jote, sepse ato nuk i zotëron askush tjetër përveç Teje.”

Dhe nuk kaluan veçse pak çaste, kur Pejgamberit ﷺ iu dhurua një dele e pjekur.

Prandaj lutemi:

اللهم اكفنا بحلالك عن حرامك، واغننا بفضلك عمن سواك.

O Allah, na mjafto me hallallin Tënd që të mos kemi nevojë për haramin, dhe na pasuro me mirësinë Tënde që të mos kemi nevojë për askënd tjetër përveç Teje.

اللهم إني أسألك من فضلك ورحمتك، فإنه لا يملكها إلا أنت.

 

/Emine Bajrami fb/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit