Sahabët – Tregtarët më të mirë të veprave të tyre

Më të lexuarat

Sahabët shpesh e pyesnin Profetin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, cilat janë veprat më të dashura tek Allahu?”
Ata kërkonin gjithmonë më të mirën dhe më të vlefshmen.

Në hadithin e transmetuar nga Abdullah ibn Mesudi në Sahih Buhari dhe Sahih Muslim, ai thotë:

E pyeta Profetin ﷺ:
“Cila është vepra më e dashur tek Allahu?”
Ai tha: “Namazi në kohën e tij.”
Thashë: “Pastaj cila?”
Tha: “Mirësia ndaj prindërve.”
Thashë: “Pastaj cila?”
Tha: “Xhihadi në rrugën e Allahut.”

Sahabët vazhdonin të pyesnin: “Pastaj cila? Pastaj cila?”
Pse? Sepse ndoshta njeriu nuk arrin ta realizojë veprën e parë për ndonjë arsye të ligjshme, ndaj përpiqet të kapet pas së dytës, sepse edhe ajo është e dashur tek Allahu.

Këta ishin sahabët që e investuan jetën e tyre dhe e realizuan kuptimin e ajetit:

“A t’ju tregoj për një tregti që ju shpëton nga një dënim i dhembshëm? Të besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij…”

Për ta, besimi ishte kapitali, dhe ata kërkonin ta shtonin këtë kapital duke arritur fitimin më të madh tek Allahu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit