Lufta nuk lexohet me emocione: pesë udhëzime për besimtarin në kohë krize

Më të lexuarat

Gjëja më e lehtë në rrethana të tilla lufte është të jepet një lexim sipërfaqësor dhe emocional i ngjarjeve, ku dëshirat mbizotërojnë mbi faktet, dhe çështja trajtohet sikur të ishte një tension i thjeshtë politik mes dy shteteve, e jo një nga luftërat më të rrezikshme të kohës sonë.

Qetësimi i njerëzve nuk bëhet duke u thënë atë që duan të dëgjojnë, nëse kjo bie ndesh me realitetin;
as duke nxituar në dhënien e mendimeve pa një lexim objektiv, të paanshëm dhe të thellë të ngjarjeve, të shkaqeve dhe drejtimit të tyre.

Në të njëjtën kohë, frikësimi i njerëzve dhe ekzagjerimi i parashikimeve e hamendësimeve nuk është i drejtë.
Ajo që kërkohet është balancimi mes vetëdijes dhe përgatitjes nga njëra anë, dhe qetësisë dhe sigurisë shpirtërore nga ana tjetër.

Siç është shpjeguar më parë në këtë tekst:

Në rrethanat e kësaj lufte:
1. Nga ana e masave praktike:
Jep përparësi kujdesit, përgatitjes dhe pritjes së skenarit më të vështirë; kjo është mençuria dhe vendosmëria në këto gjendje.
2. Nga ana psikologjike:
Qëndro i qetë dhe mos u dorëzo para panikut dhe frikës, sepse ato janë armiq të arsyes dhe maturisë.
3. Nga ana e besimit:
Mos i lidh shpresat veçse me Allahun, sepse vetëm Ai të mbron.
Rinovoje lidhjen me Të dhe kthehu tek Ai me një kthim të sinqertë.
4. Nga ana shoqërore:
Forco marrëdhëniet me rrethin tënd, dhe lidhu fort me njerëzit përreth, sepse rrethi i afërt është mbështetje e madhe në kohë krizash.
5. Nga ana e vetëdijes:
Përpiqu t’i kuptosh gjërat ashtu siç janë, me objektivitet, paanshmëri dhe një pamje të plotë;
pa nënvlerësuar ngjarjet e mëdha, pa ekzagjerime dhe frikësime, dhe pa rreshtime të ngushta që mund të të bëjnë të harrosh realitetet më të gjera.

Lusim Allahun të ruajë vendet e muslimanëve nga çdo e keqe dhe dëm, dhe ta bëjë ndëshkimin e Tij mbi popujt zullumqarë.
Ahmed Es-Sejid

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit