Kështu duhet të jenë njerzit e dijes – Hoxhë Fitim Gërguri

Më të lexuarat

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu qoftë i kënaqur me të, kishte arritur kulmin e devotshmërisë dhe përmbajtjes. Allahu e kishte bërë që gjatë gjithë jetës së tij të jetonte mbi këtë rrugë. Ai nuk u përzie me njerëzit në tregti: as në shitje e blerje, as në marrëveshje tregtare, as në partneritete, as në bujqësi, as në ndërtim. Nuk ishte përgjegjës apo mbikëqyrës i pasurisë së vakëfeve dhe nuk pranonte për vete as paga të rregullta, as dhurata nga ndonjë sulltan, emir apo tregtar.
Ai nuk ruante për vete as dinarë e as dirhemë, as mall, as ushqim. Pasuria e tij gjatë jetës dhe trashëgimia që la pas vdekjes së tij ishte dija. Në këtë ai ndiqte shembullin e zotërisë së të dërguarve dhe vulës së pejgamberëve, Muhammedit ﷺ, i cili ka thënë:
إِنَّ الْعُلَمَاءَ وَرَثَةُ الْأَنْبِيَاءِ، وَإِنَّ الْأَنْبِيَاءَ لَمْ يُوَرِّثُوا دِينَارًا وَلَا دِرْهَمًا، إِنَّمَا وَرَّثُوا الْعِلْمَ، فَمَنْ أَخَذَهُ أَخَذَ بِحَظٍّ وَافِرٍ.
“Dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve. Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgim dinarë e dirhemë, por kanë lënë dije; kush e merr atë, ka marrë një pjesë të madhe.”

Transmeton Imam Ebu Davudi (3643), Imam Tirmidhiu (2682) dhe Imam Ibn Maxhe (223), nga hadithi i Ebu Derdasë (Allahu qoftë i kënaqur me të). E ka vlerësuar të saktë Ibn Mulekini në Bedrul Munir (7/587).

Shih: Alam Alije fi Menakib Shejhil Islam Ibn Tejmije, të
Imam Bezarit.

Këtë libër falë Allahut e kam përkthyer së fundi.

Fitim Gërguri
08.03.2026

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit