HIQU SUPERMENIT! – Prof. Jahja Hondozi

Më të lexuarat

Besimtari mbështetet gjithmonë tek Allahu dhe kërkon ndihmë, përkrahje, forcë e sukses prej Tij, Lartësuar qoftë Ai!
Besimtari është i bindur me bindje të thellë se pa Të, është një hiç.
Ky koncept është i ngulitur thellë në zemrën e besimtarit, prandaj edhe ai përsërit shtatëmbëdhjetë herë në ditë:

“إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ” (الفاتحة: ٥)

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty ndihmë të kërkojmë”. (El-Fatiha: 5)

Besimtari, para syve të tij, e ka gjithnjë ajetin kur’anor:

“يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ أَنتُمُ ٱلْفُقَرَآءُ إِلَى ٱللَّهِ ۖ وَٱللَّهُ هُوَ ٱلْغَنِىُّ ٱلْحَمِيدُ” (فاطر: ١٥)

“O ju njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe Ai është i Denjë për çdo lavd”. (Fatir: 15)

Besimtari gjithnjë e kujton dhe jeton me moton e Shuajbit alejhisselam:

“وَمَا تَوْفِيقِي إِلَّا بِاللَّهِ ۚ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ أُنِيبُ”
(هود: ٨٨)

“Ndërsa suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem”. (Hud: 88)

Besimtari e përsërit shpesh lutjen e pejgamberit të Allahut alejhissalatu uesselam:

“ولا تكلني إلى نفسي طرفة عين أبدا”

“Dhe mos më lër mua kurrë të mbështetem tek vetja ime as edhe një çast!”

Si dhe e kujton vazhdimisht këshillën e pejgamberit alejhissalatu uesselam dhënë Ibn Abasit radijallahu anhu:

“استعن بالله ولا تعجز”

“Kërko ndihmë nga Allahu dhe mos u ligështo!”

Besimtari është syçelë, largpamës dhe vigjilent dhe nuk bie në kurthat e Niçes, filozofit gjerman, i cili “e ka vrarë Zotin” dhe i cili ka thënë:

“Do të nxjerrim njeriun ‘supermen’ i cili nuk ka nevojë për konceptin e Zotit”.

Dhe as në kurthat e William James-it e të tjerëve si ai, që kishte thënë:
“Unë mundem, unë kam fuqi, unë jam i pasur, unë e përcaktoj fatin tim”.

اللهم أعنا على ذكرك وشكرك وحسن عبادتك🤲

O Allah, na ndihmo që të të përmendim, të të falënderojmë dhe të të adhurojmë në mënyrën më të mirë🤲

Shkolla e gjuhës arabe “Fener” / Prof. Jahja Hondozi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit