-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Siri, avionët rusë bombardojnë konvojin humanitar, 4 të vrarë, 20 të plagosur

Më të lexuarat

Avionët luftarakë rusë, në vendin Azez në Halep të Sirisë kanë bombarduar një konvoj me ndihma humanitare. SI pasojë e këtij sulmi katër persona janë vrarë ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve lokale avionët kanë goditur disa kamionë të cilët kanë qenë të parkuar dhe janë përdorur për transport të ndihmave.

Informacionet e para flasin se në sulmin i cili la të djegur dhjetë kamionë, katër persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Të plagosurit janë transportuar në spitalet e improvizuara në rajon, ndërkohë 11 me plagë më të rënda janë dërguar për shërim në Turqi.

Avionët rusë, ditë më parë poashtu sulmuan një konvoj tjetër humanitar duke lënë të vrarë shtatë civilë dhe 10 të tjerë të plagosur.

Nga shtatori i këtij viti, fluturaket ruse po sulmojnë në qytetet Idlib, Humus, Hama dhe Halep duke goditur rajone të banuara me civilë që janë nën kontrollin e opozitës siriane, duke lënë të vdekur 263 civilë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit