Media britanike: Elizabeth II i dha Princi Andrew 7 milionë paundë hua për marrëveshjen me Virginia Giuffre në skandalin Jeffrey Epstein

Më të lexuarat

Media britanike: Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II i kishte dhënë gjatë jetës së saj djalit, Princit Andrew, një hua prej 7 milionë paundësh për të paguar marrëveshjen me Virginia Giuffre, e lidhur me çështjen e Jeffrey Epstein.

Gazeta The Sun raportoi:

▪️ Andrew kishte marrë në total 12 milionë paundë hua nga nëna e tij, babai dhe vëllai i tij Charles, për të paguar marrëveshjen.

▪️ Huaja e marrë rreth katër vite më parë nuk është shlyer ende.

▪️ Plani për të shitur një chalet (shtëpi pushimi për ski) në Zvicër për të shlyer borxhin dështoi për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme.

Gazeta citoi një burim nga Pallati Buckingham, i cili tha se “Andrew gënjeu familjen për shkallën e marrëdhënies së tij me Jeffrey Epstein. Ata financuan marrëveshjen me Giuffre, besuan gënjeshtrat e tij dhe e ndihmuan të mbyllte çështjen”.

Burimi shtoi: “Megjithëse nëna e tij u ndje thellësisht e pikëlluar nga skandali, ajo nuk mund ta përjashtonte Andrew nga familja mbretërore, sepse ai ishte djali i saj i dashur.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit