Personi që dyshohet se ka filluar të qëllojë dyshohet se vrau më pas veten
Dhjetë persona kanë humbur jetën pas shtënave në rajonin e British Columbia në Kanada. Gjashtë persona u gjetën të vdekur brenda shkollës së mesme dhe policia thotë se një person tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital.
Një person të tjerë u gjetën të vdekur në një banesë. Policia beson se edhe kjo ngjarje është e lidhur me masakrën. Autori i të shtënave u konfirmua i vdekur më herët pasdite e të martës. Policia tha se i dyshuari u gjet i vdekur brenda shkollës dhe dyshimet janë se ai është vetëvrarë.
Dy persona u transportuan me helikopter drejt spitalit me plage të rënda. Edhe 25 persona të tjerë po vlerësohen për lëndime në qendrën mjekësore lokale, thanë autoritetet. Policia njoftoi se do të hetojë “të gjitha rrethanat që lidhen me këtë incident”.
“Kjo ishte një situatë që po zhvillohej me shpejtësi dhe dinamike, dhe bashkëpunimi i menjëhershëm nga shkolla, shërbimet e emergjencës dhe komuniteti luajti një rol kritik në reagimin tonë”- shkroi në një deklaratë shefi i Distriktit Verior, Ken Floyd.
“Mendimet tona janë me familjet, të dashurit dhe të gjithë ata që janë prekur nga ky incident tragjik. Kjo ka qenë një ditë jashtëzakonisht e vështirë për komunitetin tonë, dhe jemi mirënjohës për bashkëpunimin e treguar ndërsa oficerët vazhdojnë punën për të çuar përpara hetimin”- theksoi ai.
Policia tha se nuk beson se ka të dyshuar të tjerë, apo ndonjë rrezik të vazhdueshëm për publikun. Ata thanë se po kontrollojnë shtëpi dhe prona të tjera në komunitet për të gjetur këdo tjetër që mund të jetë i plagosur ose i lidhur me incidentin.
Oficerë shtesë të policisë, përfshirë ata nga Njësia e Krimeve të Rënda, po dërgohen në komunitet për të punuar në hetim. Ndërkohë, kryeministri kanadez Mark Carney anuloi një udhëtim të planifikuar në Gjermani.
Carney ishte planifikuar të merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila zakonisht zgjat disa ditë dhe pritet të presë më shumë se 60 krerë shtetesh dhe qeverish. Axhenda e bisedimeve përfshinte çështje të tilla si inteligjenca artificiale, zinxhirët kritikë të furnizimit, mbështetja për Ukrainën dhe NATO-n./tesheshi.com/
