Drejtësia dhe e vërteta mbi rastin e profesorit Muhamed Hajredinaj

Më të lexuarat

Nga: Avokat Muhamet Mujaj

​Kam kaluar shumë sfida, por një prej me të rëndave është ky rast i shtrembëruar, fillimisht nga shkolla e më pas nga mediat e në fund sharjet e qytetarëve. A ka ndjenjë me të rëndë se dikush me tu drejtuar me fjalët se e keni gjuajtur flamurin dhe plisin në shportë për shkak të bindjes fetare.

​E vërteta dhe shteti ligjor

​Për ta kuptuar të vërtetën duhet të paraqiteni në Gjykatë, meqë aty paraqiten dëshmitë dhe ngjarjet. Arroganca e disa “portaleve” me paragjykimet për rastin dhe kërkesën për vendosje ndryshe, është arrogancë e rrezikshme për shtetin ligjor.

​Identiteti dhe tradita familjare

​Nuk ka shqiptar mysliman që ka lindur në këtë vend e të mos e dojë flamurin e plisin. Edhe vetë profesori Muhamed ka treguar se sa e ka dashur flamurin e simbolet kombëtare. Se babain e ka ish mësues të gjuhës shqipe që krejt jetën ia ka kushtuar arsimit, gjyshin e ka pas hoxhë me plis dhe patjetër kombëtar.

​Si mund të dal një mësimdhënës pas 18 vitesh mësim në shkollën e njëjtë dhe të mohoj identitetin e vetë. Kosova është në rrezik nga islamofobia dhe paragjykimet e shumta. Ai si mësimdhënës është paragjykuar vetëm për shkak të pamjes dhe veshjes se tij. Po harroni se ne jemi shtet demokratik ku duhet të respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut.

​Autoriteti i humbur i mësimdhënësit

​Hiq me larg se dje në fjalën përfundimtare kam potencuar një prej komponentëve me të rënda që është duke i ndodhur sistemit: Mos respekti ndaj mësimdhënësit dhe shkelja e autoritetit të tij. Pas kësaj fjale përfundimtare, krisi rasti në Prishtinë mes nxënësit dhe arsimtarit. Rikthimi i autoritetit të arsimtarit është e vetmja zgjidhje për një shoqëri të shëndosh.

​Pyetja që mbeti pa përgjigje

​A ka pyet ndonjë medie deri me tash se çka i kanë bërë nxënësit mësuesit Muhamed Hajredinaj para se të dal lajmi i shtrembëruar për hudhjen e simboleve kombëtare?

​Këtë detaj është dashur me e dëgjuar në Gjykatë..!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit