Të gjitha dyshimet që secili kishte pasur prej kohësh, të gjitha pyetjet që vërtiteshin në mendjet tona, sot e kanë një përgjigje, sot e kanë një emër: Epstein.
Nuk bëhet fjalë për seksologjinë, as për pedofilinë, kanibalizmin apo perversitetin. Jo, ato kanë qenë mjetet iblisologjike të arritjes së qëllimit. Bëhet fjalë për përgjigjen e pyetjes se si mundej që pothuaj e gjithë elita botërore politike, ekonomike dhe kulturore kishte një sjellje të vetme, një përgjigje unison dhe praktikë shabllon kur bëhej fjalë për çdo aspekt në lidhje me sionizmin.
Tani, fillon e merr kuptim kapja përmes shantazhit si mjet për të arritur qëllimin e vetëm të kontrollit të narrativës, veprimit dhe përfundimit politik të elitës botërore.
Në emailet e Epstein shihen direktiva që kanë të bëjnë me gjeopolitikat dhe sjelljen e shteteve në raport me interesat e Izraelit, të spinuara nga një njeri që asetin e vetëm kishte manipulimin e epsheve, për të manipuluar pastaj të zotët e këtyre epsheve.
Dalja e këtyre dosjeve, emrave, fotove dhe videove janë themelore në procesin e desionistizimit të botës, duke shfaqur shëmtueshëm mekanizmin me të cilin ajo nënshtrohej. Ajo që do vijë në vazhdim vetëm se do e pasurojë këtë proces, duke na shastisur dhe lemeritur pa masë.
Epstein dhe zbardhja e mekanizmit të shantazhit global – Redi Shehu
