Në një fjalim të tij në një konferencë shkencore, dr. Abdul-Vehap Mesiri thotë:
Do e zbulojmë sekretin e armiqësisë së perëndimit ndaj Islamit, do e zbulojmë se kjo armiqësi buron nga armiqësia e tyre ndaj njeriut. Këtë të vërtetë duhet ta kemi në konsideratë vazhdimisht.
Isha në një konferencë në Londër për Rënien e shekullarizmit, një studiuese erdhi më pyeti: a nuk është Islami kërkim i identitetit?! (Ajo ishte në anën e muslimanëve, duke i llogaritur ata të shtypur dhe studimi i saj i kësaj çështje përfundonte se Islami është kërkim i identitetit).
I thashë: jo! Por është çështje e zbatimit të drejtësisë në Tokë.
Kur e thash këtë fjali në këtë konferencë ata reaguan se çështja e drejtësisë është e ndërlidhur me çështjen e të vërtetës, kurse çështja e të vërtetës është e ndërlidhur me çështjen e rregullave absolute, kurse rregullat absolute tani nuk njihen e as respektohen në perëndim. Të gjitha gjërat janë relative. Të gjitha gjërat janë të barabarta. E nëse shfaqet një person dhe flet për zbatimin e drejtësisë mbi tokë, kjo ua kujton të kaluarën e tyre, se edhe ata në një kohë flitshin për zbatimin e drejtësisë, porse e humbën pafajsinë, e humbën humanizmin, pastaj vjen Islami dhe ua kujton fisnikërinë të cilën e kanë humbur.
Ky është sekreti i smirës që kanë edhe ndaj intifadës.
Në perëndim duhet të jesh pragmatik, praktik, të pranosh pasurinë që të ipet. Kryetari i Amerikës Niksoni pasi e la pozitën e kryetarit iu ofrua një çmim i lartë për shtëpinë e tij edhe e shiti menjëherë.
Zv kryetari i ShBA-së pasi dështoi në zgjedhjet e vitit 1964, menjëherë pas dy ditëve doli në tv, duke reklamuar kompaninë Amerikan Ekspres, etj.
Tek ata çdo gjë mund të negociohet dhe çdo gjë është e ofruar për tu shitur.
Një profesor modernizmin e definoi duke thënë. Është rrënimi i të gjitha vlerave kosmologjike, madje edhe lidhjen farefisnore. Ata çdo gjë ia nënshtrojnë negociatave, duke e bërë çdo gjë pjesë të një tregu, të një bote të shitjes dhe blerjes, kurse në këtë treg nuk ofrohet fisnikëria, nuk ofrohet as heroizmi dhe në këtë treg nuk ofrohet as e vërteta e as drejtësia.
Tërë këtë duhet ta kemi parasysh, nëse duam të kuptojmë sekretin e kësaj armiqësie të egër ndaj Islamit.
Dr. Abdulvehap el-Mesiri (عبد الوهاب المسيري) ishte një mendimtar, studiues dhe kritik i njohur egjiptian, një nga figurat më të rëndësishme arabe në studimet mbi sionizmin, judaizmin dhe qytetërimin perëndimor.
Lindi: 1938, Egjipt dhe Vdiq: 2008
Profesion: studiues, enciklopedist, kritik kulturor dhe ideologjik
Fushat kryesore: Sionizmi dhe Izraeli, Judaizmi (analizë kritike, jo fetare), Sekularizmi dhe moderniteti perëndimor, Qytetërimi, njeriu dhe etika.
Përktheu: Bekir Halimi
