Investimi i Ramazanit

Më të lexuarat

I Dërguari i Allahut ﷺ agjëronte gjithë muajin Sha‘ban.
Ndërsa selefët e mirë e quanin Sha‘banin muaji i lexuesve të Kur’anit, sepse nuk i ndanin duart nga mus’hafet.

Rëndësia e përgatitjes së shpirtit nga Sha‘bani për Ramazanin shfaqet te fakti se ai që nuk e ka ushtruar veten më parë, nuk e përballon gjatësinë e qëndrimit në namaz, as shumësinë e leximit dhe agjërimit,
as luftën kundër dëshirave, e as rezistencën ndaj shpërqendrimeve të mjeteve të komunikimit.

Ramazani i hyn atij ndërkohë që ai ende është në fazën e rezistencës: përtacia e mposht, lodhja i rëndon, ditët e vyera i humb në përpjekje përshtatjeje, e ndoshta muaji mbaron para se ta shijojë realisht.

Ndërsa ai që u përgatit në Sha‘ban, e ka ushtruar shpirtin para se të vijë sezoni;
Ramazani i hyn dhe barra e fillimit i hiqet:
nuk lexon më me mundim, por me kënaqësi;
nuk çohet për namaz i rënduar, por i etur.

Për këtë arsye selefët e madhëronin Sha‘banin,
sepse ai është ura e kalimit.
Kush pret Ramazanin për të filluar, ka vonuar;
Ramazani nuk është kohë themelimi, por stinë korrjeje.

Dhe i lumtur është ai që hyn në të me furnizim të përgatitur më herët, i qetë në adhurim, jo i rënduar.
Pyetjet që duhet tia parashtrojm secili vetes:
A ke vendosur të shtosh agjërimin në Sha‘ban?!
A ke vendosur të jesh i qëndrueshëm në leximin e Kur’anit dhe ta shtosh atë?!
A ke vendosur të ecësh gradualisht në namazin e natës, që ta shijosh në Ramazan?!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit