Një aspekt i veçantë që më mërzit fort prej këtyre takimeve, kontakteve, allëshverisheve, projekteve dhe çfarëdo marrëdhënieve të shqiptarëve me entitetin e implikuar në gjenocid, sipas krejt konventave të OKB-së, është edhe ajo se si disa shqiptarë, bile edhe me funksione publike, kanë humbur sensin gjeostrategjik, moralin, pastërtinë dhe fisnikërinë me të cilën kanë qenë të shquar shqiptarët, duke qenë në anën e drejtë të historisë!
Shqiptarët e cilësuar si më i ndershmi i kombeve, mu sepse kanë qenë vend i vetëm ku përqindja e hebrenjve është shtuar pas LB2, tani punojnë, takohen dhe shihen me “hitlera”.
Cili do qoftë zori, motivi ose qëndrimi që qëndron pas kësaj, i ka verbëruar aq sa nuk shohin se Palestina ka fituar dhe shumë shpejt mu këta do të jenë njolla e zezë e jona, prej së cilës mirë bëjmë që që prej tani distancohemi!
#NotInMyName – Jo në emrin tim
Ramadan Ramadani
