-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si të bëhesh një lexues i madh?

Më të lexuarat

Këto janë dhjetë hapa, të cilat zhvillojnë aftësitë e tua në lexim, aq sa të bëhesh nga të aftët dhe të shkathtit në këtë pikë, e të bëhesh një lexues i madh librash.
Për ty i nderuar im, unë nga dhjetë artikuj nga gjuha angleze, të botuara, e të publikuara, të cilat flisnin dhe trajtonin po këtë temë, pra “si të bëhesh një lexues i madh?” unë përzgjodha dhe e përshtata, njërën nga to, të njërit prej trajnerëve, i cili është specializant i zhvillimit dhe avancimit të aftësive, (Jim M. Allen) dhe këshillat e sygjerimet e të cilit vijnë më poshtë si vijojnë:
1. Nuk është e domosdoshme që ti të jesh një lexues i shpejtë, për t’i kapur dobitë!
Disa njerëz lexojnë me shpejtësi të madhe, disa të tjerë lexojnë me shpejtësi mesatare, e disa të tjerë me ngadalësi, pa u ngutur dhe shpejtuar, për t’i arritur të gjitha informacionet që gjenden në objekin informues. Leximi i shpejtë, realisht nuk është nga rëndësitë e mëdha, madje, e rëndësishme është që për të arritur tek ajo që ti dëshiron, nga leximi i librave, artikujve apo revistave, më lejo të ta tregoj sekretin e kësaj, i cili, realisht, nuk thuhet nëpër “kurset apo guidat e leximeve” në përgjithësi, apo nëpër “kurset e leximit të shpejtë” në veçanti. Natyra apo tematika e shkrimtarëve, ndofta ta imponojnë ty leximin e shpejtë, që të përfitosh nga ai përfitim të lartë. Ka libra të cilat brënda tyre janë grumbulluar një grumbull shkrimesh dhe artikujsh, të cilët përmbajnë artikuj të bukur, interesant, për të cilët unë sygjeroj që të lexohen, këta lloj librash lexohen me shpejtësi, por, nëse kemi marrë libra fikhor p.sh. apo libra filozofik, ideorë, e kështu me rradhë, pa dyshim se natyra e stili i këtyre librave ta imponon ty leximin e ngadaltë, në mënyrë që të marrësh mësimet e tij. Kështu dhe dua të them që shpejtësia e leximit varet apo ndryshon nga stili i shkrimtarit dhe tematika që ekziston brenda objektit informues. Po edhe diç ta përkujtosh gjithmonë se, synimi i leximit të një libri, është arritja deri tek gllabërimi i informacionit, e jo përfundimi i librit me shpejtësi, apo me një shpejtësi të madhe!
2. Kupto se pse po lexon?!
Gjë e rëndësishme është që përpara se të futesh në botën e leximit, ti ta kuptosh se përse po lexon, cili është qëllimi yt në këtë nisje? E më pas, mbi këtë kristalizim qëllimi, ti e ndërton përzgjedhjen e librave, shkruesëve, autorëve e tematikave, të cilët do të ngrenë racionalitetin, të kuptuarit dhe diturinë tënde! Pra, a lexon ti për zbavitje dhe satisfaksion, apo lexon për të marrë mësime të vazhdueshme, të cilat do zhvillojnë aftësitë e tua mendore, këndvështrimin tënd ndaj jetës dhe universit, gjykimin ndaj gjërave, formësimin dhe ndërtimin e personalitetit tënd kulturor dhe psikologjik me një formësim të duhur, ashtuqë të jesh ndikues në mjedisin dhe shoqërinë e cila të rrethon!
3. Fundja nuk është patjetër të lexosh gjithçka!
Të gjitha librat dhe revistat, apo postimet elektronike, nuk i ke të nevojshëm që të gjithë ata t’i lexosh, pasi, kryesisht, shumica e revistave dhe postimeve elektronike, nuk përmbajnë ato që ty vërtetë do të sjellin dobi, ndaj dhe ty të duhet vëmendje mbi ato që lexon, pasiqë kohën të cilën do ta shkrishë në leximin e këtyre që përmenda, më mirë do të ishte që të përzgjedhje libra e materiale të cilat ndërlidhen me specializimin tënd, apo fushën në të cilën ti dëshiron që të jesh i spikatur dhe i formuar!
4. Nuk e ke patjetër të lexosh gjithçka që të bie në dorë!
Kjo pikë është disi pak e ngjashme me atë që u përmend, por, ia vlen, pasi ka ca gjëra më ndryshe dhe dobidhënëse. A lexon çdo revistë e gazetë e cila të bie ndër duar? A i lexon të gjitha pjesët dhe kapitujt e librave? Pra, mos lexo gjëra të padobishme! Shiko: Një intelektual i madh dhe një njeri i përvojshëm dhe shoqërues i madh i librave thotë: “Truri yt do të prodhojë sipas asaj që ti do të vësh në të, nëse në mullir, do të vëndosh grurë të mirë, do të nxjerr edhe miellin e mirë, po nëse në mullir ke vënduar të kundërtën e saj, atëherë edhe ai ka për të nxjerrë sipas asaj që ti i ke dhënë apo ke hedhur në brendinë e tij!” Ndaj dhe ti, duhet të kesh kujdes se çfarë po vëndon në trurin tënd, sepse ai është mjeti kryesor i cili gjykon dhe bashëvepron me botën, me problemet, me konfliktet, me perceptimet dhe idetë, eh, ai është baza dhe burimi i ndërtimit të personalitetit tënd!
5. Vëre në provim gjendjen tënde psikologjike dhe të humorit përpara se të fillosh me lexim!
Gjendja jote e humorit dhe ajo psikologjike, janë teeepër të rëndësishme për ty përpara se të hedhësh hapin për t’u futur brënda botës së leximit. Në kohërat e veçanta, p.sh. në qoftë se je i qetë mendërisht dhe jo i lodhur e i mpakur, do të thotë që mundesh të lexosh libra të ngopur e të pasur, për të cilët nevojitet koncentrim i thellë e i madh, ndërsa, në qoftë se ndjehesh i paqetë dhe i lodhur, ndiqë librat e përshtatshëm për gjendjen tënde, të cilët janë të lehtë në kuptimin tënd, e për të cilët nuk kërkohet një ngarkesë psikologjike.
6. Rradhiti prioritetet e tua në lexim!
Bëje leximin tënd, në simetri e përputhje me prioritetet e tua! P.sh. në qoftë se e ke bërë nijet që të shkruash e përpilosh një libër, shkrim, artikull apo hulumtim, duhet që leximi yt të jetë i ndërlidhur me atë që ti ke bërë nijet për të shkruar. E kjo është pa dyshim se një këshillë tepër e rëndësishme për ata të cilët dëshirojnë që të jenë të vazhdueshëm në lexim.
7. Zbukuroje, rradhite dhe akomodoje vendin e leximit tënd!
Sepse ti falë kësaj pike do të mbushesh e plotënohesh në një formë shumë më të mirë. Në qoftë se vendi ku ti lexon është i rregulluar, i ndrequr, i pastruar, i tërheqshëm për emocionet e tua, kjo do të të mundësoj që të jesh i vazhdueshëm në lexim. Ali Tantavi një intelektual i ngritur, një edukator i shkëlqyer, një letrar i veçantë, një lexues i madh librash, jetoi në kohën tonë moderne, i rradhiste jastëqet e mbështetëset në atë formë dhe mënyrë që do t’i konventonte atij dhe do ta ndihmonte atë për të lexuar me kënaqësi të plotë!
8. Kur të fillosh me lexim mos ndalo!
Lexo drejtëpërsëdrejti! E mos ndalo vetëm për arsye të domosdoshme, të cilat vërtetë të detyrojnë stopimin e leximit! E kur të përfundosh me lexim, e ke pyetje, kthehu përsëri tek kapitujt e librit, për t’i hulumtuar përgjigjet e pyetjeve që ngacmojnë mendjen tënde dhe kërkoji përgjigjet nëpër libra të tjerë. E, nëse nuk posedon fare pyetje, faktikisht ti paske arritur atje tek ajo që quhet “e nevojshme”. Pyetjet janë çelës magjik për atë që dëshiron zhvillim personaliteti dhe avancimi në intelektin e tij. Ai që dëshiron të arrij superioritetin, i duhet patjetër që të paguajë çmimin e vetë, të mos ndalojë duke pyetur Pse? Pse? Si? Po nëse..? Po sikur..? A, a..? Po kur..? Po si? E pyetje të tjera me rradhë. Të mundojë veten, të lodhë veten, të jep djersën e ballit.
9. Koncentrohu!
Kujtoja dhe rikujtoja vetës se ti je duke lexuar! E se ke një synim të lartë nga leximi yt, ndaj dhe për këtë të duhet ty një koncentrim i lartë në leximin tënd, e nëse eventualisht, e ke humbur koncentrimin dhe interesimin mbi leximin dhe tematikën, merr pakëz një pauzë, një qetësi, një ç’lodhje, një relaksë, apo të kapësh një libër tjetër, e rëndësishme është që ti ta ruash kontinuitetin e leximit, e dije një gjë: Leximi është rruga më e fortë për t’u pajisur me informacione, siç kanë pohuar për këtë edhe shumë e shumë studime mbi trurin njerëzor.
10. Ushtrohu dhe trajnohu!
Madje as edhe lexuesit e mëdhenj nuk kanë lindur lexues, e aq më pak të mëdhenj, e as pasiqë kanë lindur, op, e kanë parë vetën e tyre lexues të mëdhenj. Por ata u lodhën, i kërkuar shkaqet, mësuan nga gabimet e tyre, qoftë ajo nga përzgjedhja e librave apo nga mënyra dhe stili i të lexuarit.
Për në fund dua të të them dhe ca fjalë: Leximi nuk është hobi, siç mund të mendojnë shumica, e nga fjalët më të marrëzishme që dëgjojmë ndonjëherë nga ndonjëri prej këtyre, se kur të pyeten se cili është hobi i tyre, ata përgjigjen se është leximi. Jo! leximi është metodologji e jetës e kompletuar dhe e domosdoshme, natyrisht, për atë të cilin dëshiron të jetë qiri, kandil e dritë, e gjurmëlënës në këtë jetë.
Përpara se ta palojë këtë artikull, mbi artin e leximit, dua të të sygjeroj që ta lexosh librin “Ashik” të shkruar nga dr. Aid El-Karni ku në atë libër ai flet mbi historinë e tij me leximin, mbi dobitë e leximit, pastaj, ai poashtu aty ofron disa modele të leximit, nga të parët e Islamit, e ky libër vërtetë se është ndërmjet kënaqësisë dhe dobisë, të cilën e ka shkruar doktori El-Karnij me stilin e tij të lartë letrarë dhe poetik.

Dr. Sultan El-Deufin
Përktheu: Agron Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit