Ali Sefaj ka reaguar ashpër ndaj një dokumentari që trajton viktimat izraelite, duke e quajtur të pandjeshëm ndaj asaj që po ndodh në Gaza. Më poshtë postimi i tij i plotë në Facebook:
Duhet me qenë fort i poshtër dhe njëkoshësisht i pandjeshëm me ba dokumentar për viktimat izraelite, kur në të njëjtën kohë kur janë vrarë mbi 75 mijë palestinezë dhe janë shkatërruar vendbanime të tëra, universitete, shkolla, kopshte, spitale, xhami, kisha dhe varreza.
Është kryer gjenocid dhe kulturocid në sy të krejt botës. Krimet makabre janë parë live, 24 orë në ditë, e prapë çohet “burri i botës” dhe bën dokumentar për viktimat izraelite, sikur asgjë s’ka ndodhur në Gaza.
Kjo është njësoj sikur të bëhej dokumentar për “viktimat serbe” në Kosovë, duke i injoruar mbi 12 mijë viktima shqiptare.
Kushtrim B. Sadiku Qysh bre mundeni me qenë kaq të poshtër, kaq jo njerëzor!
Ali Sefaj
