“Shkova në Haxh me një agjenci haxhi. Ishim në Medinë dhe aty takova një njeri nga Saida (Egjipt). Sapo më pa, më përqafoi. Kishte mustaqe, mjekrën e kishte të rruar, por tek ai shihej qartë se ishte njeri i mirë. Qëndruam në Medinë pesë ditë, ndërsa ditët ishin shumë të bukura. Ky njeri kishte sjellë me vete një nargjile me shije bajameje dhe mjalti.
Me mirësinë e Allahut, gjatë ditëve në Medinë i thashë se duhej ta linte konsumimin e nargjiles dhe të pendohej për të. Ai e theu aparatin e nargjiles dhe e hodhi në mbeturina. I thashë, gjithashtu, që të mos e rruante më mjekrën, ndërsa mustaqet t’i shkurtonte pak. Allahu e nderoi dhe ai u përmirësua gjatë ditëve në Medinë, e më pas u nisëm për në Mekë.
Zakonisht në Medinë qëndrojmë nga dita e parë deri në të katërtën, ndërsa në Mekë nga e katërta deri në të shtatën. Haxhin e kreu mes shokëve dhe ishte me ne gjatë të gjitha riteve të Haxhit. Duhej të ktheheshim në Mina, të hynim në çadrat atje për të ndërruar rrobat dhe për t’u larë, që më pas të shkonim në Mekë për të kryer tavafin dhe sa’in, ndërsa ishim në ihram.
“Xhaxha, mos e rruaj mjekrën,” i thashë.
“Mirë, e kam kuptuar, të kam dëgjuar. Këtë herë ti do të më dëgjosh mua,” m’u përgjigj ai.
Tavafin dhe sa’in i bëmë me ihram. Kur përfunduam tavafin dhe sa’in, më tha:
“Shpirti më dëshiron të bëj diçka, a do të më lejosh?”
“Do të të lejoj,” i thashë.
“Dëshiroj të falem në Hixhri Ismail,” tha ai.
I thashë: “Xhaxha i dashur, po mbytemi nga turma. Hajde të shkojmë, që të arrijmë në Mina.”
Por ai më tha: “Shpirti më dëshiron të fal dy rekate në Hixhr, andaj më ndihmo.”
Thashë: Të mbështetemi te Allahu. U shtyem mes turmës dhe hymë në Hixhr. Ai fali dy rekate dhe u shpërngul nga kjo botë në sexhde. Bëri sexhde dhe e zgjati atë, pastaj ndërroi jetë! Subhanallah!
Pasha Allahun, o vëllezër, e ngrita zërin në Hixhr duke thënë:
“O Zot, po unë? Çfarë do të bëhet me mua? Po unë!? Edhe unë e dua këtë!”
Furnizime, fate dhe caktime. Kurrë nuk e di se kush është më i mirë se ti!”
– Shejh Muhammed Husein Jakub
Ndërroi jetë në sexhde gjatë kohës së Haxhit – Pendimi, ndryshimi dhe vdekja më e bukur: në sexhde
