Zohran Mamdani shfuqizon urdhrat e Eric Adams në ditën e parë si kryetar i Nju Jorkut

Më të lexuarat

Nju Jork – Në ditën e tij të parë në detyrë si kryetar bashkie i Nju Jorkut, Zohran Mamdani ka njoftuar shfuqizimin e të gjitha urdhrave ekzekutivë të nxjerra nga paraardhësi i tij, Eric Adams, të miratuara pas 26 shtatorit 2024.

Vendimi përbën një kthesë të fortë politike në administrimin e qytetit dhe synon, sipas ekipit të Mamdanit, “rikthimin e neutralitetit institucional dhe respektimin e lirive politike dhe morale të punonjësve publikë”.

Ndër urdhrat që do të anulohen është edhe ai i nënshkruar nga Adams në qershor 2025, me të cilin qyteti i Nju Jorkut njihte zyrtarisht përkufizimin operacional të antisemitizmit të miratuar nga International Holocaust Remembrance Alliance (IHRA). Ky përkufizim ka qenë objekt debatesh të shumta, pasi kritikët e tij pretendojnë se përdoret për të kufizuar kritikat ndaj politikave të shtetit të Izraelit.

Po ashtu, Mamdani ka njoftuar shfuqizimin e një tjetër urdhri ekzekutiv, të firmosur nga Adams vetëm një muaj më parë, i cili ndalonte të emëruarit nga kryetari i bashkisë dhe punonjësit e agjencive komunale të merrnin pjesë në bojkotimin e Izraelit apo në nisma për tërheqjen e investimeve prej tij.

Sipas burimeve nga bashkia, administrata e re e sheh këtë urdhër si shkelje të së drejtës për shprehje dhe bindje politike, veçanërisht në çështje që lidhen me politikën e jashtme dhe të drejtat e njeriut.

Vendimet e para të Mamdanit pritet të ngjallin reagime të forta politike dhe mediatike, si brenda Nju Jorkut ashtu edhe në rang kombëtar, duke sinjalizuar një epokë të re në drejtimin e qytetit më të madh të Shteteve të Bashkuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit