Pikat kryesore të fjalimit të sotëm, të mbajtur të hënën mbrëma nga Brigadat e Dëshmorit ‘Izzudin el-Kassam, krahu ushtarak:
⭕ Brigadat el-Kassam: Ju përshëndesim nga toka e dinjitetit dhe krenarisë, toka e xhihadit, e dëshmisë, e pastërtisë dhe madhështisë. Ne krenohemi me përkatësinë tonë ndaj Gazës së lavdisë, dhe është nderi ynë më i madh të jemi bij të popullit të saj luftëtar, të qëndrueshëm e të durueshëm, trashëgimtarë të profetëve, pasardhës të Muhamedit ﷺ.
⭕ Brigadat el-Kassam: O më fisnikët e njerëzve, o më madhështorët e njerëzimit, o të zgjedhurit e Allahut prej robërve të Tij në tokën e Tij të zgjedhur! O të sinqertë, prej atyre që presin e nuk ndryshojnë aspak! Paqja qoftë mbi ju për durimin tuaj; sa e bukur është përfundimi i shtëpisë së amshimit!
⭕ Brigadat el-Kassam: Paqe mbi Gazën – mbi dheun e saj, mbi ujin e saj, mbi qiellin e saj e mbi ajrin e saj. Paqe mbi burrat dhe gratë e saj, mbi fëmijët e saj. Paqe mbi rezistuesit dhe heronjtë e saj. Paqe mbi ju për ç’keni duruar nga dhimbja e humbjeve, robërimi, plagët dhe mundimet e zhvendosjes.
⭕ Brigadat el-Kassam: Paqe mbi ju, ndërsa sot përballeni me varfërinë e jetesës dhe të ftohtin e dimrit; paqe mbi tendat tuaja të vjetruara, mbi shtëpitë tuaja të çara dhe mbi trupat tuaj të lodhur. Por shpirtrat tuaj, besimi juaj, vendosmëria dhe bindja juaj tek Allahu janë më të forta sesa e imagjinojnë të gjithë armiqtë e konspiratorët që kënaqen me vuajtjet tuaja dhe presin rënien tuaj… Por sa larg janë ata nga kjo, me lejen e Allahut! Ju jeni lavdia dhe hyrja e historisë së lavdishme.
⭕ Brigadat el-Kassam: Sa madhështi dhe nder është që gjaku i muxhahidëve të përzihet me gjakun e familjeve të tyre, dhe që komandantët dhe familjet e tyre të qëndrojnë në mesin e radhëve të atyre që sakrifikojnë gjithçka që posedojnë. Ne jemi prej jush dhe ju jeni prej nesh; ne bashkë kemi ofruar, me shpirt të kënaqur, më të shtrenjtën që kemi, duke iu përgjigjur thirrjes së Zotit tonë dhe duke shpresuar në atë që është tek Ai.
(2) Pikat kryesore nga fjalimi i zëdhënësit të ri të Brigadave të Dëshmorit ‘Izzudin el-Kassam, “Abu Ubejdeh”, të mbajtur të hënën mbrëma:
⭕ Abu Ubejdeh: Ne jemi të bindur se Allahu nuk do t’i humbasë veprat tona dhe se këto gjakra të pastra nuk do të humbasin pranë Tij. Besoni fort te Zoti juaj! Rrotat e kohës do të kthehen kundër zullumqarëve, qoftë edhe pas një kohe, dhe mos e mendoni se Allahu është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëjnë mizorët.
⭕ Abu Ubejdeh: O bij të popullit tonë, kudo që ndodheni — në Gaza, në Kudsin e shenjtë, në Bregun Perëndimor, në territoret e pushtuara, në mërgatë — o bij të umetit tonë të madh e të gjerë, o gjithë të lirë të botës! Sot ne ju kumtojmë, me krenari dhe nder të madh, një grup të lavdishëm nga bijtë tanë dhe nga muxhahidët tanë trima, të cilët ranë dëshmorë pasi pushtuesi shkeli armëpushimin dhe rifilloi agresionin e tij kriminal në muajin mars, duke iu bashkuar kështu karvanit të gjatë të dëshmorëve të drejtë.
⭕ Abu Ubejdeh: Në mënyrë të posaçme kujtojmë një grup të udhëheqësve trima të el-Kassamit, të cilët u ngritën në fushën e betejës dhe në dhomat e komandimit dhe kontrollit, ndërsa kryenin rolet e tyre të xhihadit pa lodhje dhe pa përtesë.
⭕ Abu Ubejdeh: Ne përcjellim sot si dëshmor udhëheqësin e madh, muxhahidët e lavdishëm, Muhamed es-Sinwar — “Ebu Ibrahim” — Shefi i Shtabit të Brigadave të Dëshmorit ‘Izzudin el-Kassam, pasardhësi më i mirë i pararendësit më të mirë. Ai ishte mendje e shkëlqyer ushtarake që udhëhoqi brigadat në një fazë jashtëzakonisht të vështirë, si pasues i dëshmorit të madh të umetit, Abu Khalid el-Deif, pas një periudhe gjatë së cilës kishte qenë komandant i sektorit të operacioneve në prag të Operacionit “Tufani i Aksasë”.
⭕ Abu Ubejdeh: Dëshmori Muhamed es-Sinwar pati kontribut madhor dhe rol vendimtar në planifikimin dhe zbatimin e operacionit të lavdishëm të 7 tetorit. Ai mbikëqyri gjithashtu hollësitë e planit mbrojtës dhe përballjen me agresionin e egër të pushtuesit mbi Gazë — një rrugëtim që e kishte nisur komandanti ynë i madh dekada më parë dhe i cili kishte kaluar nëpër stacione madhështore: nga “Hakmarrja e Shenjtë”, te “Iluzioni i shuar”, nga drejtimi i Brigadës së Khan Junisit, deri te pozitat më të larta drejtuese brenda el-Kassamit, për ta finalizuar jetën e tij me dëshmi në istikamet e nderit dhe lavdisë.
(3) Pikat kryesore nga fjalimi i zëdhënësit të ri të Brigadave të Dëshmorit Izzudin el-Kassam, “Abu Ubejdeh”, të mbajtur të hënën mbrëma:
⭕ Abu Ubejdeh: Po ashtu përcjellim si dëshmor komandantin e madh Muhamed Shabanah – “Ebu Enes”, komandantin e Brigadës së Rafahut në el-Kassam, i cili u ngrit në shoqërinë e komandantit Ebu Ibrahim es-Sinwar dhe një grupi prej vëllezërve të tyre komandantë e muxhahidë. Ebu Enesi ishte shoku i rrugëtimit të dy komandantëve të mëdhenj, Ebu Shmaleh dhe el-Attar.
⭕ Abu Ubejdeh: Dëshmori komandant Muhamed Shabanah pati kontribute të rëndësishme në shumë fusha, nga mediat deri te logjistika. Ai ishte hero i njohur në jug për operacionet e tij të veçanta: nga “Iluzioni i shuar”, te “Paralajmërimi i shpërthimit”, te kapja e Hadar Goldinit, e deri te krijimtaria e jashtëzakonshme që shënuan muxhahidët e Rafahut gjatë “Tufanit të Aksasë”.
⭕ Abu Ubejdeh: Po ashtu ju përcjellim komandantin e madh Hakam el-Isa – “Ebu Umer el-Muhaxhir”, muxhahid i përkushtuar, udhëheqës i devotshëm, i thjeshtë me vëllezërit e tij, i palëkundur dhe i guximshëm në fushat e përballjes, i cili udhëtoi nëpër vende të ndryshme duke mbajtur amanetin e xhihadit në Palestinë.
⭕ Abu Ubejdeh: Dëshmorin Hakam el-Isa e njohën Libani, Siria dhe shumë vende të tjera, para se të përfundonte rrugëtimin e tij në Gazë për të plotësuar misionin e xhihadit dhe për të përcjellë përvojat e tij te vëllezërit muxhahidë në tokën e Palestinës. Ai shërbeu në shumë pozita të rëndësishme, ndër to drejtimi i trajnimit, institucionet ushtarake dhe kolegjet, e deri te drejtimi i armatimit luftarak.
⭕ Abu Ubejdeh: Përcjellim gjithashtu komandantin e madh që iu bashkua këtij karvani së fundmi: Shejh Raed Saad – “Ebu Muadh”, komandantin e sektorit të prodhimit ushtarak në el-Kassam dhe ish-komandantin e operacioneve. Kjo figurë e devotshme, e njohur në fushat e xhihadit që prej fillimeve, e kaloi natën me ditën me përkushtim dhe flijim.
________________________________________
(4) Vijimi i fjalimit:
⭕ Abu Ubejdeh: Dëshmori Raed Saad ishte komandant i Brigadës së parë të Gazës; më pas u shpërngul mes shumë pozicioneve drejtuese dhe fushave të ndryshme të xhihadit. Ai e mbylli misionin e tij duke drejtuar sistemin e prodhimit ushtarak, i cili krijoi armën e el-Kassamit me duar palestineze të pastruara me abdes: nga plumbi te pushka, nga raketa te mina dhe predha, nga varka luftarake te droni. Këto armë patën rol vendimtar në thyerjen e kufirit më 7 tetor dhe në luftën mbrojtëse që pasoi.
⭕ Abu Ubejdeh: Ndërsa qëndrojmë para jush, nuk mund të mos përulemi me nderim para zotërit të këtij zëri—atë që sa herë ju është shfaqur, ju ka drejtuar me fjalë të sinqerta dhe me paralajmërime të gëzueshme; të maskuarin që e deshën miliona, fjalët e të cilit i pritën me padurim, duke e parë si simbol frymëzimi, e shallin e tij të kuq si ikonë të të gjithë të lirëve të botës.
⭕ Abu Ubejdeh: Ju kumtojmë rënien e dëshmorit komandant të madh, zëdhënësit të Brigadave të el-Kassamit, Ebu Ubejdeh, zërin buçitës të umetit, njeriun e fjalës dhe të qëndrimit, zemrën e Palestinës, të Kudsit, të popullit dhe të rezistencës së saj. Komandantin e sektorit të medias i cili la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e bijve të umetit. Ky kalorës nuk e braktisi popullin e tij as në periudhat më të errëta; ai i foli popullit nga zemra e betejës, duke i gëzuar, duruar dhe ngushëlluar, pavarësisht rrezikut të madh dhe shënjestrimit të vazhdueshëm.
⭕ Abu Ubejdeh: Edhe publiku i armikut e priste po aq sa populli ynë, për të dëgjuar prej tij fjalën përfundimtare dhe lajmin e sigurt. Sot ne ia kumtojmë umetit dhe popullit tonë me emrin dhe kunjan e tij të vërtetë: komandantin e madh Huthajfe Semir Abdallah el-Kahlut – “Ebu Ibrahim”, i cili u nda nga jeta pas dy dekadash të zemërimit ndaj armikut dhe të gëzimit të besimtarëve. Ai u takua me Allahun në gjendjen më të mirë. Dhe ç’fakt më i madh për sinqeritetin e tij sesa që Allahu t’i lartësojë përmendjen në botë dhe t’i vendosë pranim në zemrat e njerëzve?
⭕ Abu Ubejdeh: Ai u nda nga kjo botë pasi udhëhoqi sistemin mediatik të el-Kassamit me kompetencë të jashtëzakonshme, duke shënuar me vëllezërit e tij atë që e panë të gjithë — mik dhe armik — një performancë të nderuar që i transmetoi botës zhvillimet e Tufanit të Aksasë në pamjen e saj më të bukur dhe heroizmat e muxhahidëve të Gazës që e mahnitën botën dhe e zemëruan armikun. Ai u largua, dhe ne trashëguam prej tij kunjan Ebu Ubejdeh.
⭕ Abu Ubejdeh: Paqja qoftë mbi ty ndër të pavdekshmit! Dhe qoftë besëlidhja jonë që ta vazhdojmë rrugën, sepse gjaku i popullit tonë, i muxhahidëve tanë dhe i komandantëve tanë që u derdh në tokën e Gazës në betejën më të ndershme, është argument ndaj të gjithëve dhe thirrje për umetin që të ngrihet, të shkundë pluhurin dhe të mobilizohet për mbrojtjen e Palestinës dhe të Aksasë. Gaza i dha më të shtrenjtën që kishte, për të dëshmuar përpara Allahut se ka kryer detyrën e saj dhe vazhdon ta kryejë. Bijtë e saj nuk do ta ulin kurrë flamurin derisa të vijë fitorja ndaj armiqve ose dëshmia në rrugën e Allahut për mbrojtjen e çështjes më të drejtë që ka njohur historia moderne.
(5) Pikat kryesore nga vijimi i fjalimit të zëdhënësit të ri të Brigadave të el-Kassamit, “Abu Ubejdeh”
⭕ Abu Ubejdeh: Ne, në Brigadat e Dëshmorit Izzudin el-Kassam, pas më shumë se dy muajsh nga shpallja e ndalimit të luftës së shfarosjes që zgjati dy vjet të plotë dhe nga hyrja në fuqi e armëpushimit, theksojmë se 7 tetori ishte një shpërthim rrufe në fytyrën e padrejtësisë, shtypjes, rrethimit dhe çdo forme agresioni kundër Aksasë dhe popullit tonë—agresion që kishte kaluar çdo vijë të kuqe dhe kishte shpërfillur çdo kërkesë e paralajmërim, duke shkelur çdo marrëveshje e pakt.
⭕ Abu Ubejdeh: “Tufani i Aksasë” erdhi për të korrigjuar rrjedhën dhe për ta kthyer çështjen—që kishte nisur të zhytej në harresë—në ballë të skenës. Ai zgjoi ndërgjegjen e të lirëve të umetit dhe të botës, zbuloi fytyrën naziste të pushtimit, brutalitetin, mizorinë dhe shfarosjen e tij. E ktheu okupatorin në kriminel që ikën nga drejtësia. Dhe populli ynë i madh, me qëndresën dhe flijimet e tij, i dështoi të gjitha objektivat e armikut: që nga dëbimi, kampet dhe kurthet e vdekjes, e deri te rikthimi i kolonizimit.
⭕ Abu Ubejdeh: Ai i hodhi poshtë të gjitha objektivat e luftës. Armiku nuk arriti ta shkulë frymën e rezistencës nga populli i Gazës; përkundrazi, ia trashëgoi një hakmarrje të shenjtë çdo shtëpie palestineze. Nuk arriti t’i rikthente robërit me forcë; ata u kthyen vetëm nëpërmjet shkëmbimit, përmes ruajtjes shembullore të Njësisë së Hijes gjatë gjithë betejës.
⭕ Abu Ubejdeh: Ndalimi i zjarrtë i cili hyri në fuqi para më shumë se dy muajsh, dhe ndalja e lumit të gjakut që derdhej në Gazë para syve të botës së padrejtë, ndodhi vetëm falë qëndresës së popullit tonë, flijimeve dhe vendosmërisë së rezistencës. Sikur armikut t’i lihej mundësia dhe të gjente nga populli ynë dobësi apo nënshtrim, ai nuk do të ndalej në shfarosjen e njeriut, gurit dhe pemës.
⭕ Abu Ubejdeh: Megjithë shkeljet e rënda dhe agresionet që kanë ndodhur që prej ndalimit të luftës—shkelje që tejkaluan çdo vijë të kuqe—rezistenca i ka përmbushur detyrimet e saj me përgjegjësi të lartë, duke mbrojtur interesat e popullit tonë dhe duke ia mohuar pushtuesit pretekstet e rreme për t’u rikthyer në gjakderdhje. E theksojmë se e drejta jonë për t’iu përgjigjur krimeve të tij është e patjetërsueshme dhe e garantuar. Ne u bëjmë thirrje të gjithë palëve me ndikim që të frenujnë pushtimin, të ndalin agresionin e tij dhe ta detyrojnë të zbatojë sa është rënë dakord.
________________________________________
(6) Vijimi i fjalimit të Abu Ubejdeh-së:
⭕ Abu Ubejdeh: Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të punojnë për çarmatosjen e pushtuesit nga armët e tij vdekjeprurëse, të cilat janë përdorur — dhe vazhdojnë të përdoren — për shfarosjen e popullit tonë dhe agresionin mbi vendet e rajonit; për të mos u marrë me pushkët e lehta të palestinezëve, të cilat armiku përpiqet t’i përdorë si justifikim të dobët për të sabotuar armëpushimin. Populli ynë mbron veten dhe nuk do të heqë dorë nga arma sa të ekzistojë pushtimi; nuk do të dorëzohet, edhe sikur të luftojë me thonjtë e tij. Shembull i kësaj janë burrat e Rafahut të cilët zgjodhën dëshminë mbi dorëzimin.
⭕ Abu Ubejdeh: Krahas agresionit mbi Gazën dhe shkeljes flagrante të armëpushimit, pushtuesi ka intensifikuar sulmet mbi xhaminë el-Aksa, mbi Bregun Perëndimor dhe mbi të burgosurit tanë. Ai po rrit përmasat e profanimit të shenjtërisë së Aksasë, dëbimin e banorëve tanë në kampet e Bregut dhe dhunën e kolonëve në rrugët e tij, duke u përpjekur të përfundojë projektin e aneksimit që qeveria e kolonëve po e përshpejton në terren.
⭕ Abu Ubejdeh: Për më tepër, agresioni barbar ndaj të burgosurve tanë dhe miratimi i ligjit për ekzekutimin e tyre është një krim që kërkon prej popullit tonë të ngrihet kundër tij.
⭕ Abu Ubejdeh: Ne u dërgojmë mesazh të lirëve të botës se agresioni i pushtuesit nuk është ndalur. Prandaj edhe lëvizja e tyre nuk duhet të ndalet; përkundrazi, ajo duhet të vazhdojë dhe të rritet në nivel shoqëror, politik dhe juridik, derisa kriminelët të mos shpëtojnë pa u ndëshkuar.
⭕ Abu Ubejdeh: Është detyrim mirësie të përshëndesim të gjithë ata që qëndruan me popullin tonë: nga heronjtë e Jemenit të besimit, nga Libani, Iraku, Irani, të lirët e Jordanisë dhe nga vendet e tjera, si edhe të gjithë të lirët e botës që organizuan marshime, aktivitete dhe flotat e lirisë.
⭕ Abu Ubejdeh: Nga toka e Gazës së nderit dhe qëndresës, e cila vdes në këmbë pa e përkulur flamurin, u bëjmë thirrje bijve të umetit tonë: ndihmoni Gazën! Edhe nëse armët heshtën përkohë, ajo vazhdon të vuajë rëndë. Është detyrë t’i dilni në krah, t’i lehtësoni dhimbjen, dhe ju jeni të aftë ta bëni këtë. Ky është minimumi që mund t’i ofroni popullit që shumë e braktisën kur përjetonte shfarosjen.
⭕ Abu Ubejdeh: Dijeni se kush hesht ndaj padrejtësisë kundër vëllezërve të tij në arabi dhe islam, duhet të presë radhën e tij për t’u sulmuar. Detyrë e kohës për umetin është të qëndrojë i bashkuar përballë armikut të tij të parë, i cili çdo ditë shton një kryeqytet të ri në listën e objektivave të tij dhe synon t’i përdorë vendet e rajonit si portë për të realizuar atë që e quan “Izraeli i Madh”. Shembulli më i qartë është agresioni i vazhdueshëm mbi Libanin dhe Sirinë.
⭕ Abu Ubejdeh: Duhet të përshëndesim njerëzit tanë në Siri që u përballën me agresionin sionist me trupat e tyre pasi u lanë të vetëm. Zgjohuni, o umeti i islamit! Kuptojeni dobësinë e këtij armiku të fryrë që u poshtërua në tokën e Gazës. Dijeni se vjeshta e pushtimit ka nisur, se mallkimi i dekadës së tetë ka rënë mbi të, dhe se një betejë tjetër po trondit themelet e tij – shenjë e afërt e rrëzimit të tij me vullnetin e Allahut.
⭕ Abu Ubejdeh: Mallkimet e gjakut të fëmijëve, grave, të pafajshmëve dhe e shkatërrimit të tokës e të jetës do ta ndjekin këtë pushtim derisa ta përçmojnë të gjitha krijesat – madje edhe guri dhe druri. Izolimi i tij, shkëputja nga mbështetësit dhe fillimi i rënies së tij pas një korrupsioni kaq të madh, janë sinjale se fundi i tij është afër dhe se do të realizohet premtimi i fundit (el-va’d el-axhir), në hijen e të cilit do të ushtrohet drejtësia mbi të gjithë ata që u sollën mizorisht ndaj popullit tonë, që koordinuan, normalizuan apo tradhtuan dhe që bashkëpunuan me pushtuesin—para se të hidhen të poshtëruar nëpër rrugët e botës, ose të përfundojnë të vrarë siç u ndodhi atyre që mbanin peshën e këtij korrupsioni para pak javësh.
⭕ Abu Ubejdeh: Në fund, o populli ynë i dashur, o banorët e Gazës së madhe, o malet madhështore të Gazës, o etër dhe nëna, vëllezër dhe motra, o familje të qëndresës dhe fise heroike: ne jemi bijtë tuaj, dhe na nderon që puthim kryet tuaj dhe përulemi me respekt para jush. Ne ju premtojmë se do të mbetemi besnikë ndaj jush dhe flijimeve tuaja—siç kemi jetuar së bashku dhembjen dhe vuajtjen, do të ndërtojmë së bashku atë që e shkatërroi pushtimi; do të shërojmë plagët dhe do të fshijmë lotët e të padrejtëve. Me besim në Allahun, flijimet tuaja nuk do të shkojnë kot.
⭕ Abu Ubejdeh: Çdo shtëpie të popullit tonë Allahu i dha nderin të ketë pjesën e vet në betejën për mbrojtjen e Aksasë. Ai hodhi në zemrat tuaja durimin e bukur dhe ju përfshiu me mirësinë e Tij. Ky është një favor i madh për ju, sepse jeni të dashurit e të Dërguarit të Allahut, ata që mbajnë të vërtetën edhe kur nuk gjejnë ndihmues, jeni më të mirët e murabiteve dhe murabiti më i mirë është Ashkeloni. Ju meritoni ta mbani kokën lart, përkundër dhimbjes, sepse Allahu ju zgjodhi që të jeni njerëzit e këtyre dhuratave hyjnore dhe të këtyre përgëzimeve profetike që çdo mysliman në botë do t’i dëshironte.
