Zjarri përfshin një shtëpi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar

Më të lexuarat

Autoritetet policore kanë raportuar se ngjarja tragjike ka ndodhur në qendër të Prizrenit, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit.

Në Prizren, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës, ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt banimi, ku si pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë rreth moshës njëvjeçare.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për KosovaPress se edhe tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor.

“Sot, më datë 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës njëvjeçare ka humbur jetën, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka shtuar se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht, ndërsa ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit