A është kjo sprovë? – Një “jo” për njerëzit, një “po” për Allahun

Më të lexuarat

Nuk e kisha ndërmend kurrë ta ndaj këtë histori, por zemra nuk po më le me e mbajtë ma gjatë.

Pasha 99 Emrat e Allahut, në momentin kur kisha më së shumti nevojë për ndihmë financiare, për me e sjellë në Kosovë jurinë e Guinness-it, pothuajse të gjithë heshtën.
Ishte një heshtje që të dhemb.

Vetëm një person më kontaktoi dhe më tha se mund të më ndihmonte.
Më premtoi rrugë të mëdha, njerëz me lojëra të mëdha, dhe shumën që më duhej për me e realizu ëndrrën time.

Por kushti ishte i rëndë… shumë i rëndë për shpirtin tim:
të mos e përmend Islamin,
të mos flas për fenë time,
të hesht për atë që jam.

Wallahi, unë kam ëndrra të mëdha.
Ëndrra ime është me u bë njeriu më i fortë në botë.
Por feja ime vlen më shumë se çdo sponsor, më shumë se çdo kontratë, më shumë se çdo interes i kësaj bote.

Unë e humba një lloj sponsori,
por nuk e humba veten.

Dhe jam i bindur se Allahu ka me mi hapë dyer të tjera, edhe më të mëdha, edhe më të pastra.

Sepse feja vjen gjithmonë para famës.

Me emer te Allahut shifemi me 18 Korrik
2000-2500 kg

/Bujar Muli/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit