Nuk ka rehati për besimtarin veçse me takimin e Zotit të tij

Më të lexuarat

Tha Dr. Mustafa Mahmud … Allahu e mëshiroftë:

​“Ruaju të besosh se je plakur në moshë. Trupi yt nuk është veçse një enë në të cilën vendoset shpirti yt. Shpirti nuk thinjet dhe nuk plaket; shpirti është nga një botë tjetër, që nuk i ngjan aspak botës sonë, dhe për të nuk di askush veç Allahut.”

​Thotë Allahu i Lartësuar:

﴿ Dhe të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: Shpirti është nga urdhri i Zotit tim, e juve nuk ju është dhënë nga dija veçse pak.

 

​“Ruaju ta mbyllësh shpirtin tënd brenda kornizës së trupit tënd. Fluturo në botën e optimizmit dhe shpresës, beso te Allahu në çdo hap që hedh, ndihmo të gjithë, dhuro dashuri dhe mbill të mirën në çdo vend.”

Kuptimi i vërtetë i takimit me Zotin

​“Nuk ka rehati për besimtarin veçse me takimin e Zotit të tij.”

​Shumë prej nesh e kuptojnë gabim këtë shprehje; nuk është e domosdoshme që takimi të jetë vetëm pas vdekjes…

Dija është takim; përmendja (dhikri) është takim; meditimi është takim; namazi është takim; lëmosha është takim; lutja e përzemërt është takim; namazi i natës është takim; respekti ndaj prindërve është takim; leximi i Kuranit është takim; mbajtja e lidhjeve farefisnore është takim; vizita e të sëmurit është takim; sjellja e hijshme me njerëzit është takim; afrimi dhe dashamirësia ndaj njerëzve është takim; lehtësimi i brengave të myslimanëve është takim.

(A e kemi kuptuar… sa shumë mundësi për takim ka?)

​Thotë Allahu i Lartësuar:

﴿ Kush shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurimin e Zotit të tij.

 

​Nëse e përfundove leximin, dërgo salavat mbi zotërinë tonë Muhamed.

Allahu ua bëftë të mbarë mëngjesin dhe ditën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit