-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si e manipuluan masonët hetimin për Titanikun

Më të lexuarat

Frimasonët kanë dominuar hetimin për mbytjen e Titanikut dhe kanë mundësuar që figura të rëndësishme të Establishmentit të shpëtojnë nga dënimi.

Sipas Daily Mail, hetimi për tragjedinë e vitit 1912 me 1500 viktima përfshiu edhe pronarët e anijes dhe kapitenin.

Por publikimi i një arkive sekrete të masonëve- që përmban dy milionë emra të anëtarëve që nga viti 1733 deri në vitin 1923, zbulon shkallën e ndikimit të masonëve në shoqërinë britanike.

Arkivi përmban emra mbretërish, burrash shteti, gjyqtarësh, gjeneralësh dhe peshkopësh.

Ai tregon se sa të fuqishëm ishin masonët në shoqërinë britanike, në një kohë kur ky ishte vendi më i fuqishëm në botë.

Të gjitha të dhënat do publikohen online nga shërbimi gjenealogjik Ancestry.

Ndërkohë që dihet se figura të tilla si Sir Winston Churchill, Oscar Wilde, Lord Kitchener, Rudyard Kipling dhe Eduardi i VIII ishin masonë, të dhënat tregojnë për herë të parë në mënyrë të plotë se sa të përhapur ishin ata në kulmin e Mbretërisë Britanike.

Ndërsa një hetim i Senatit amerikan fajësoi Bordin Britanik të Tregtisë për tragjedinë, duke thënë se numri i vogël i varkave të shpëtimit ishte rezultat i moszbatimit të rregullores, hetimi në Mbretërinë e Bashkuar, i mbikëqyrur nga Lord Mersey, e përjashtoi Bordin e Tregtisë nga faji.

Vetë Lord Mersey ishte një mason.

Më e rëndësishmja, edhe presidenti i Bordit të Tregtisë ishte mason.

Edhe të paktën dy nga pesë ekspertët e hetimit ishin pjesë e masonëve.

Lord Pirrie, kryetar i bordit të kompanisë që ndërtoi Titanikun, ishte frimason.

Eksperti i Titanikut, Nic Compton thotë se hetimi në Britani ishte një shfaqje sa për sy e faqe, pasi shumica e personave përgjegjës u shfajësuan.

Arkivi sugjeron se edhe Xhek Kasapi mund të ketë qenë mason, por identiteti i tij është mbrojtur nga vëllazëria masone.

Një libër nga Bruce Robinson sugjeronte më herët se të gjitha vrasjet e Xhek Kasapit kanë vulën e ritualeve masonike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit